Njoftim për ndryshim në Bordin Menaxhues
Bordi i Drejtorëve (Supervisory Board) i Bankës Raiffeisen në Kosovë ka emëruar z. David Heitzinger si anëtar të ri të Bordit Menaxhues, përgjegjës për menaxhimin e fushës së operacioneve dhe teknologjisë informative, duke filluar nga 1 marsi
2024.
Z. Heitzinger ka përvojë të gjatë bankare dhe që nga viti 2019 ka shërbyer si Udhëheqës i Mbështetjes së Inxhinierisë Agjile në RBI AG.
Bordi Menaxhues i Bankës Raiffeisen në Kosovë përbëhet nga Drejtorja Ekzekutive (Kryesuese e Bordit Menaxhues) dhe tre anëtarë shtesë.
Të gjithë në Bankën Raiffeisen e përgëzojnë z. Heitzinger për detyrën e re dhe i urojnë suksese!