Banka Raiffeisen në Kosovë prezanton kartelat e reja bankare me material të ricikluar
Banka Raiffeisen vazhdon të mbetet e përkushtuar në promovimin e bankimit të përgjegjshëm për një të ardhme të qëndrueshme, duke ndërmarrë nisma miqësore me mjedisin. Si pjesë e këtyre nismave, këtë muaj banka ka filluar t’i ofroj klientëve të saj kartelat e reja të debitit dhe të kreditit të brendit VISA, të përbëra nga materiali i ricikluar.
Këto kartela përbëhen nga materiale të ricikluara si plastika dhe materiale të tjera dhe të njejtat përmbajnë dizajne miqësore me mjedisin dhe logo që tregon se kartela është e riciklueshme.
Përdorimi i këtyre kartelave do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit duke ndikuar në:
- Uljen e emetimeve të karbonit,
- Uljen e sasisë së mbetjeve në tokë,
- Parandalimin e ndotjës së ujit dhe ajrit.
- Uljen e përdorimit të energjisë (e cila përdoret për të prodhuar kartela të zakonshme).
Angazhimi i bankës për të ofruar kartela të ricikluara për klientët e saj është pjesë rëndësishme strategjisë ESG të bankës.
Banka Raiffeisen në Kosovë fton klientët e saj që të bashkohen në rrugëtimin për një planet më të gjelbër dhe një të ardhme më të ndritshme, duke përdorur materiale të ricikluara dhe produkte të tjera miqësore me mjedisin.