Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Sesion informues lidhur me Thirrjen për Sponsorizime

Në kuadër të shtyllës së Investimeve në Komunitet të Strategjisë ESG (Environmental, Social, and Governance; në shqip: Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja), Banka Raiffeisen në Kosovë ka publikuar më 18 gusht Thirrjen për Sponsorizime 2024, e cila do të jetë e hapur deri më 15 shtator.

Përmes kësaj thirrje, banka synon të kontribuojë në komunitet duke ofruar sponsorizime për partnerët që synojnë të zbatojnë projekte, aktivitete ose ngjarje të ndryshme në fushën e sportit, mjedisit, arsimit dhe kulturës.

Për t’u ofruar aplikantëve sqarime rreth pyetjeve që mund të kenë gjatë përgatitjes së propozimeve të tyre, Banka do të mbajë një sesion informimi online të martën, më 5 shtator 2023, nga ora 10:00-11:00.

Për tu kyçur në takim, vizitoni linkun e mëposhtëm:

Linku: Sesion informues

Ndërsa, për të kuptuar më shumë rreth thirrjes, vizitoni këtë link: Banka Raiffeisen në Kosovë publikon Thirrjen për Sponsorizime 2024 (raiffeisen-kosovo.com)