Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Raiffeisen përkrah edicionin e dytë të programit Boost Kosovo

Pas edicionit të parë të suksesshëm, Banka Raiffeisen në Kosovë ka kënaqësinë të njoftojë mbështetjen e saj për raundin e dytë të projektit Boost Kosova të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë

Valët e fundit të të nxehtit dhe përmbytjet që ndodhën në Kosovë në vitin 2023 shërbejnë si një ilustrim i qartë i ashpërsisë së sfidave të ndryshimeve klimatike, duke krijuar një gamë të gjerë rreziqesh për bizneset. Për të ndihmuar në adresimin e këtyre tronditjeve mjedisore dhe ekonomike, ky program synon të përgatisë bizneset për t'u përshtatur me ndikimet e ndryshimeve klimatike duke përshpejtuar kalimin drejt praktikave të qëndrueshme të biznesit.

Përmes një Thirrjeje të Hapur në tetor të këtij viti, Boost Kosovo zgjodhi 30 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) të cilat treguan potencial për të bërë zhvendosjen drejt qëndrueshmërisë mjedisore si një komponent thelbësor i rimëkëmbjes së gjelbër. Programi fokusohet në zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit, rritjen e aftësive të menaxhimit të rrezikut dhe forcimin e qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive. Duke marrë pjesë në këtë program, këto ndërmarrje do të çojnë zgjidhjet e tyre inovative në nivelin tjetër dhe do të përforcojnë ndikimin e tyre

Në fund të programit, 12 nga 30 NMSME-të do të marrin grante për zbatimin e zgjidhjeve të propozuara. Dy prej ndërmarrjeve mbështeten nga Banka Raiffeisen në Kosovë. 

Gjatë edicionit të parë të këtij programi, Banka Raiffeisen në Kosovë ka ofruar mbështetje financiare për pesë ndërmarrje të tjera, të përzgjedhura nga Boost Kosova si palë zbatuese. Bashkëpunimi ndërmjet Bankës dhe UNDP-së në Kosovë vjen pas
nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit nga palët në mars të vitit 2023.

Më shumë rreth programit.