Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Banka Raiffeisen në Kosovë fiton tri çmime në Euromoney Awards for Excellence

Teksa i afrohemi përfundimit të një viti tjetër të suksesshëm, jemi të lumtur të njoftojmë se Banka Raiffeisen në Kosovë ka fituar tri çmime prestigjioze në Euromoney Awards for Excellence 2023.

Banka u vlerësua në kategoritë “Banka më e mirë për korporata”,  “Banka më e mirë për zgjidhje digjitale” dhe “Banka më e mirë për ESG”.

Këto çmime ndahen nga viti 1992 dhe bazohen në disa kritere rigoroze të vlerësimit. Në këtë kontekst, ato jo
vetëm që demonstrojnë përkushtimin tonë për të ofruar një përvojë të shkëlqyer bankare për klientët tanë, por gjithashtu pasqyrojnë përkushtimin tonë ndaj qëndrueshmërisë përmes agjendës sonë #ESG (Mjedisore, Sociale dhe Qeverisje; në
gjuhën angleze: Environmental, Social, Governance)

Edhe pse operojmë me rrjetin më të madh të degëve në vend, është bërë përparim thelbësor për të përmirësuar
më tej ofertën tonë digjitale gjatë vitit 2022. Çmimet përmendin disa nga zgjidhjet digjitale të prezantuara gjatë periudhës së çmimeve, duke përfshirë produktet RaiPos dhe RaiKesh.

Në lidhje me përpjekjet tona për qëndrueshmëri, Euromoney vlerëson se kemi nisur disa nisma me ndikim mjedisor, social dhe qeverisës gjatë periudhës së ndarjes së çmimeve dhe se banka ka përfunduar një vlerësim e materialitetit
në Kosovë. Për më tepër, është bërë përparim në përafrimin e kritereve të ESG-së për kredinë. Përveç kësaj, çmimi njeh faktin se banka ka bërë përparim në ekologjinë e brendshme duke instaluar panele diellore.

Çmimi vë në dukje se transformimi digjital i Bankës, së bashku me biznesin e saj të fuqishëm të kreditimit të qëndrueshëm, e bëjnë atë bankën më të mirë për korporatat në Kosovë.

Në korrik të këtij viti, banka jonë është vlerësuar edhe si Banka më e mirë nëKosovë nga Euromoney.  Që nga viti 2003 kur Banka Raiffeisen iu bashkua tregut të Kosovës, banka është vlerësuar me çmime të shumta.