Skip to main content

Pse kërkohet përditësimi i të dhënave?

Përditësimi i të dhënave (KYC, Know Your Customer) është obligim ligjor prandaj banka i njofton me kohë klientët që ta përmbushin këtë kërkesë.

Rëndësia e përditësimit të të dhënave personale

Përditësimi i të dhënave bëhet për të identifikuar dhe konfirmuar të dhënat e klientëve.

Kur nevojitet përditësimi të dhënave?

Përditësimi nevojitet të bëhet peridoikisht dhe klientët kanë 30 ditë kohë nga dita e njoftimit për ta përmbushur këtë obligim.

Çka ndodh nëse nuk bëhet përditësimi i të dhënave?

Banka është e detyruar të bllokojë llogarinë bankare të klientëve të cilë nuk bashkëpunojnë për të kryer këtë obligim.

Dokumentet e nevojshme

Qytetarët e Kosovës:

• Letërnjoftim ose pasaportë nga Republika e Kosovës
• Dokumenti i verifikimit të adresës (fatura e energjisë elektrike, e ujit ose ndonjë dokument që përmban tuajinadresa e banimit - fatura nuk duhet të jetë më e vjetër se 3 muaj).

Për informacione të tjera në lidhje me përditësimin e të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në 038 222 222

Shtetasit e huaj

• Pasaporta e vlefshme
• Leje Qëndrimi/Punë e Republikës së Kosovës
• Një nga dokumentet suplementare, p.sh.: Kartë identiteti, kartë punonjësi ose vërtetim bankar ngavendi i lindjes (çeqe, kartë krediti/debiti, pasqyrë bankare, etj.)

Në varësi të llojit të biznesit, nevojiten dokumente të ndryshme për përditësimin e të dhënave.Prandaj, bizneset mund të kontaktojnë zyrtarët e bankës ose të vizitojnë degën më të afërt për t'u informuar më shumëdetaje rreth dokumenteve të nevojshme që bizneset të përditësojnë të dhënat e tyre.

Për informacione të tjera në lidhje me përditësimin e të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në 038 222 222

Si mund ta inicioni përditësimin e të dhënave?

Për individë

Klientët individë mund të iniciojnë përditesimin e të dhënave e tyre përmes kanaleve:

Për biznese

Bizneset mund të iniciojnë përditesimin e të dhënave e tyre përmes kanaleve:

Në bazë të ligjeve në fuqi në Kosovë, të dhënat e klientëve duhet të përditësohen rregullisht. Prandaj, Banka herë pas here, kur klientët ftohen të përditësojnë të dhënat, mund të pyes klientët të konfirmojnë të dhënat përkatëse, si adresën e banimit, numrin e telefonit ose të dhëna të tjera relevante. Në disa raste, Banka gjithashtu mund t'u dërgojë klientëve një mesazh telefonik duke u kërkuar atyre të vizitojnë degen më të afërt për të konfirmuar të dhënat e tyre personale.

Është e rëndësishme të cekët që në rastet kur ka ndryshime në të dhënat e klientëve apo në strukturën e biznesit, përveç përditësimit online përmes kanaleve të lartëcekura, klientët individë dhe bizneset duhet të sjellin dokumentet që dëshmojnë këto ndryshime në formë origjinale në degën e bankës, brenda afateve të përcaktuara kohore.

E-maili:  kyc-info@raiffeisen-kosovo.com