Skip to main content

Transferet

Banka Raiffeisen, me rrjetin më të madh të degëve në Kosovë dhe bankat përkatëse në mbarë botën, e bën më të lehtë dhe më të sigurt transferimin e fondeve, qoftë në Kosovë apo jashtë saj.

Pagesat lokale

Ne ofrojmë pagesa lokale ndërmjet Bankës Raiffeisen në Kosovë dhe bankave të tjera vendore, koha e procesimit për pagesat deri në 9,999.00 euro, do të jenë
transferta me tri kohë përfundimtare cut-off times (ACH), ndërsa pagesat mbi 10,000 euro, transferohen në kohë reale (RTGS).

Të gjitha transaksionet ndërmjet llogarive tuaja apo llogarive të tregtarëve brenda Bankës Raiffeisen në Kosovë kryhen në kohë reale. Duhen vetëm disa sekonda që ato të shfaqen në llogarinë tuaj, pavarësisht nga dega apo nëndega ku kryhet transaksioni.

Procesimi i pagave

Banka Raiffeisen ofron procesim të shpejtë dhe efikas të pagave për kompanitë dhe punonjësit e tyre. Kompanitë kanë avantazhin e pagesave të sigurta pa para. Punonjësit përfitojnë nga shërbimet e Raiffeisen Bank, duke përfshirë kartat VISA dhe Master që u mundësojnë qasje në paratë e tyre 24 orë.

Gjithashtu, ata mund të përdorin një nga kreditë konsumatore të Bankës Raiffeisen.

Pagesat ndërkombëtare

Banka Raiffeisen në Kosovë është anëtare e sistemit të pagesave ndërkombëtare SWIFT, dhe të gjitha pagesat dhe arkëtimet ndërkombëtare trajtohen në mënyrë efikase përmes SWIFT. Ne pranojmë dhe bëjmë pagesa nga ora 08:00 deri në 17:00, nga e hëna në të premte. Konfirmimi SWIFT do t'ju dërgohet në formën e kopjes së MT103.

a) Dërgimi i transfertave ndërkombëtare të parave

Ju mund të dërgoni transferta ndërkombëtare parash nga çdo degë ose nëndegë, si dhe në mënyrë elektronike nëpërmjet Raiffeisen Plus për Biznes. Data e vlerës për pagesat ndërkombëtare dalëse është D+2.

b) Pranimi i transfertave ndërkombëtare të parave

Ju gjithashtu mund të pranoni transferta ndërkombëtare parash në cilëndo nga degët ose nëndegët tona. Ne i vëmë mjetet në dispozicion në llogarinë tuaj në të njëjtën datë kur i marrim fondet (nëse janë marrë para përfundimit të orarit të punës të Bankës).

Ju lutemi jepni informacionin e mëposhtëm një kompanie ose një personi që dëshiron t'ju dërgojë para me transfertë ndërkombëtare

  • Banka e Përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovë Sh.A Prishtinë, Kosovë
  • Kodi SWIFT: RBKOXKPR
  • Llogaria e përfituesit: Numri i llogarisë suaj në Raiffeisen Bank.
  • Emri i përfituesit: Emri juaj ose emri i kompanisë suaj siç është regjistruar në Raiffeisen Bank.

Pagesat brenda grupit (IGP)

Nëse klienti ka pagesa për ose nga bankat e rrjetit Raiffeisen, ne do të jemi në gjendje t'ju ofrojmë IGP për pagesa për partnerët tuaj të biznesit që mbajnë llogari në ndonjë nga bankat e rrjetit të Raiffeisen. Çmimi për IGP është afërsisht 20% më i ulët se çmimi i pagesave të tjera ndërkombëtare.   

Mesazhet SWIFT

Mesazhet e dërguara nëpërmjet SWIFT tek një institucion financiar (RBKO) i cili është autorizuar nga
pronari i llogarisë për:

  • Pranimin e pasqyrës së llogarisë (MT940).
  • Debitimin e llogarisë së tij dhe kreditimin e llogarisë tjetër në RBKO ose banka të tjera (MT101).

Mesazhet SWIFT MT940

Ky mesazh i dërgohet nga SWIFT një institucioni financiar (institucion përqendrues), i cili është autorizuar nga pronari i llogarisë për ta marrë atë. Fajlet e pasqyrave krijohen automatikisht nga sistemi kryesor bankar në shpeshtësinë e dëshiruar nga klienti. MT940 do të gjenerohet dhe dërgohet si kur ka transaksione në llogari ashtu edhe kur nuk ka transaksione në llogari.  

Mesazhet Swift MT101

Mesazhi SWIFT MT101 zbatohet kur Klienti urdhëron një institucion bankar, në këtë rast Bankën tonë, të debitojë llogarinë/llogaritë e tij në RBKO dhe të kreditojë llogarinë/llogaritë e palëve të treta vendore dhe ndërkombëtare brenda RBKO ose në një bankë tjetër.

Mesazhi SWIFT MT101 dërgohet nga një institucion tjetër financiar në emër të klientit të tyre, një klienti të Bankës Raiffeisen në Kosovë. 

Debitimi i Brendshëm Direkt

Debiti i Brendshëm Direkt është zhvillim i brendshëm i RBKO-s i dedikuar për mbledhjen e pagesave të faturave të dakorduara paraprakisht nga klienti dhe kompania.

Duke qenë se është produkt i brendshëm i Bankës Raiffeisen, ai shërben vetëm për klientët e kompanisë që janë klientë të Bankës Raiffeisen në Kosovë. Fillimisht, nënshkruhet marrëveshja (mandati i debitit) ndërmjet kompanisë dhe klientit të saj. Ajo marrëveshje arrin në bankë, e cila vërteton nënshkrimet dhe konfirmon marrëveshjen.

Sipas marrëveshjes me kompaninë, kompania në baza të rregullta dërgon një listë elektronike me shënimin e llogarive dhe shumave që do të debitohen. Në datën e treguar, banka debiton llogarinë e klientit dhe krediton llogarinë e kompanisë sipas shumave të debitimit direkt.

Debitimi Direkt i BQK-së

Debiti Direkt është një metodë pagese që lejon një organizatë të udhëzojë Bankën e saj të mbledhë/arkëtojë shuma të ndryshme, të paguara në kohë të ndryshme drejtpërdrejt nga llogaritë e klientëve, për sa kohë që klientit i është dhënë njoftim paraprak për shumat dhe datat e arkëtimit.

Debitimi Direkt është mënyra më e thjeshtë që organizatat të mbledhin pagesa të rregullta ose të rastësishme nga klientët e tyre - si të biznesit ashtu edhe konsumatorë. Kjo kursen kohë, zvogëlon kostot e arkëtimeve dhe vendos mjetet e shlyera drejtpërdrejt në llogarinë bankare të organizatës.

Pagesat përmes Debitimit Direkt ju mundësojnë gjithashtu të mblidhni automatikisht pagesat nga klientët tuaj që kanë llogari në banka të tjera.

Urdhrat e përhershëm

Është një shërbim automatik pagese për transferimin e shumës fikse në data fikse ndërmjet llogarive të klientit ose nga llogaria e klientit te mbajtës të
ndryshëm të llogarive brenda Bankës Raiffeisen në Kosovë.

(Datat dhe shuma e transferimit zgjidhen nga klienti). 

Grumbullimi i parave - shërbimi i pastrimit (SWEEP SERVICE)

Ky produkt u ofrohet klientëve për të lehtësuar dhe përmirësuar likuiditetet e tyre. Produkti konsiston në transferta automatike të shumave të paracaktuara në bazë të një periudhe të caktuar kohore nga një llogari në tjetrën të së njëjtës valutë për të njëjtën ID klienti.

KOS GIRO

KOS-GIRO është një mënyrë tjetër pagese e zhvilluar nga Banka Qendrore që i mundëson një organizate anëtare të KOS GIRO që të lëshojë fatura me barkod dhe të procesohen nga sistemi bankar në Kosovë përmes një procedure dhe procesi të caktuar.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.