Financimi tregtar
Ne përpiqemi të minimizojmë rrezikun tuaj në operacionet e jashtme dhe të zbulojmë zgjidhjet më të mira të financimit për ju. Kompanitë e orientuara në tregti të jashtme kanë qenë tradicionalisht ndër klientët tanë.
Çfarë ofrojmë në kuadër të Financimit tregtar?
Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për kompanitë e tregtisë së jashtme.
- Garancitë
- Letër kreditë
- Arkëtimet dokumentare
Ne ofrojmë të gjitha llojet e garancive të brendshme dhe të jashtme.
Ofrojmë mbështetje profesionale që nga fillimi i negociatave kontraktuale midis jush dhe partnerit tuaj të biznesit deri në hartimin përfundimtar të kontratës.
Ne ofrojmë këshilla për çdo lloj Garancie dhe lëshimin e llojeve të mëposhtme të Garancive:
- Garancia e tenderit
- Garancia e pagesës
- Garancia e përmbushjes së detyrimeve (kontratës)
- Garancia e avansit/paradhënies
- Garancia doganore
- Garancia mbi paranë e mbajtur
- Garancia e ankesës
- Garancia e linjës së kreditit
Ne merremi me një shumëllojshmëri produktesh dokumentare dhe ofrojmë mbështetje profesionale që nga fillimi i negociatave deri në pagesën përfundimtare.
Për shkak se organizata jonë është e orientuar drejt klientit, ne ofrojmë shërbim individual dhe efikas. Letër kredia është një instrument i shkëlqyer për të eliminuar shumë rreziqe në tregtinë ndërkombëtare.
Letër kredia e importit:
Ne lëshojmë lloje të ndryshme të Letër Kredisë së pakthyeshme në favor të partnerit tuaj të biznesit bazuar në udhëzimet tuaja:
- E konfirmuar/e pakonfirmuar
- Pagesa e menjëhershme/e shtyrë
- E transferueshme
- Ripërtëritëse
- Standby
Letër kredia e eksportit:
Ne këshillojmë Letër Kreditë e lëshuara nga një bankë tjetër në favorin tuaj me/pa shtuar konfirmimin tonë.
Në rast të arkëtimeve dokumentare, banka arkëton vetëm pagesën nga blerësi (tërheqësi) me urdhër të shitësit kundrejt dorëzimit të dokumenteve.
Arkëtimet dokumentare trajtohen në bazë të Rregullave Uniforme për Arkëtimet Dokumentare (URC 522) të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, Paris. Një kopje të kësaj broshure mund ta merrni nga departamenti i Financimit Tregtar në zyrën tonë qendrore në Prishtinë.
Ne ofrojmë llojet e mëposhtme të arkëtimeve dokumentare të importit dhe eksportit:
- Dokumentet Kundrejt Pagesës
- Dokumentet Kundrejt Pranimit
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.