Skip to main content
Mbiterheqje

Financimi i strukturuar

Si organizues i financimeve të projektit dhe të strukturuara, ne mbështesim klientët dhe investitorët me struktura të përshtatshme financimi që mundësojnë realizimin e projekteve dhe investimeve nga më të ndryshmet.  

Çfarë ofrojmë në kuadër të Financimit të Strukturuar?

Banners - Factoring

Financimi i projektit është një formë e financimit të strukturuar për një njësi ekonomike specifike ku performanca e projektit themelor është burimi kryesor i aftësisë së shlyerjes së borxhit. Rrjedhimisht, struktura e financimit është e përshtatur dhe merr parasysh nevojat individuale dhe rreziqet e planeve tuaja të projekteve.

Mbështetet kryesisht në flukset monetare të krijuara nga njësia ekonomike specifike që duhet të jenë të mjaftueshme për të mbuluar pagesat për kostot operative dhe për të shlyer borxhin në kuptim të pagesave të kryegjësë dhe interesit.  

Banners - Factoring

Zhvillimi dinamik kërkon inovacion. 

Faktoringu me mjet—financimi i faturave me afat pagese—proces i thjeshtë dhe i shpejtë.

Çka është Faktoringu? 

Faktoringu është financimi i faturave duke transferuar llogaritë e arkëtueshme/faturat si rezultat i shitjes së mallrave ose shërbimeve. 

Pse Faktoringu?

Banka paguan klientin deri në maksimum prej 80–90% të faturave para datës së skadimit të faturave. Në datën e pagesës, blerësi paguan për faturat që banka ka financuar shitësin/klientin që nga dita e parë. 

Qasje më e shpejtënë para sepse, në vend të pritjes për faturën me afat pagese prej 15 deri në 120 ditë, përmes Faktoringut, arkëtimi i faturave bëhet menjëherë. 

Alternativë më fleksibile financimi, që ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të bizneseve.

Faturat konsiderohen llogari të arkëtueshme, të cilat gjithashtu i mundësojnë klientit të përdor kolateralin për projekte të tjera. 

Mundëson negocimin për afatin e pagesës ndërmjet shitësit dhe blerësit. Krijon mundësi për zhvillim të të dyja palëve. 

Banners - Factoring

Faktoringu i kundërt apo financimi i furnitorëve që nga dita e parë. 

Çfarë është Faktoringu i kundërt? 

Faktoringu i kundërt (i konfirmuar) është një marrëveshje e projektuar mirë ndërmjet blerësit, shitësit dhe bankës. Pika fillestare e faktoringut të kundërt është Blerësi, i cili zakonisht përfaqësohet nga një Korporatë. 

Pse faktoringu i kundërt? 

Sfida kryesore për shitësit dhe blerësit është koha e pritjes për pagesa, ndërsa Furnitorët/Shitësit preferojnë pagesën sa më shpejt që të jetë e mundur pas dërgesës, blerësit në përgjithësi insistojnë në kohë më të gjata pritjeje. Faktoringu i kundërt e zgjidh këtë konflikt dhe i ofron përfitime blerësit. 

Ata mund të: 

  • Rregullojnë kushtet e pagesës 
  • Janë në një pozicion më të mirë për të negociuar kushtet e pagesës, nëse dëshirojnë 
  • Përfitojnë nga zbritjet me kushte më të mira, interes, në raport me shitësin
  • Ndihmojë furnitorët/shitësit që të jenë më likuid
  • Forcojnë imazhin e biznesit "kompani që mbështet partnerët e biznesit furnitorët/shitësit”.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.