Menaxhimi i parasë
Banka Raiffeisen në Kosovë ka rrjetin më të madh të degëve dhe ATM-ve, duke ofruar zgjidhje inovative dhe efikase për nevojat financiare të klientëve. Me një lidhje të fuqishme online dhe mundësinë për të kryer transaksione në kohë reale, kemi sjellë lehtësi dhe siguri në marrëdhëniet e bankës me klientë. Përmbajtja e shërbimeve tona përfshin depozitat, këmbimin valutor, shërbimin e depozitave të natës, si dhe shërbimin e pagesave me SMS, duke ofruar një përvojë të shkëlqyer bankare për të gjithë.
Rrjeti i degëve dhe i ATM-ve
Raiffeisen Bank në Kosovë ka 36 degë, 21 degë pa para në dorë (Cashless) në mbarë Kosovën dhe ofron një gamë të produkteve dhe shërbimeve të përgjithshme bankare në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.
Të gjitha degët dhe nëndegët janë të lidhura online me Zyrën Qendrore në Prishtinë dhe çdo transaksion kryhet në kohë reale.
Kemi 142 pika Cash/ATM, ku 75 janë Cash In ATM, të instaluara në Kosovë. Kjo do t'ju japë qasje në llogaritë tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Orari i punës
Të gjitha degët kryesore punojnë nga ora 8:30 deri në 16:30, nga e hëna në të premte.
Mirëmbajtja
Mirëmbajtja e llogarisë (shikoni listën tarifore).
Llogaria rrjedhëse
Nuk ka asnjë kufizim për numrin e llogarive dhe nënllogarive që klienti mund të hapë me Bankën tonë.
Llogaria e arkëtimit
Llogaria e arkëtimit në euro mund të përdoret për të arkëtuar pagesat nga klientët dhe arkëtarët tuaj në mbarë Kosovën. Ne do të jemi në gjendje të regjistrojmë të gjitha detajet që ju nevojiten për sistemin tuaj kontabël për çdo transaksion.
Çdo transaksion dhe çdo detaj do të shfaqet në pasqyrën e llogarisë.
Llogaria e depozitës me afat
Normat e interesit për depozitat me afat ofrohen mbi baza rast pas rasti dhe mund të ndryshojnë për të pasqyruar kushtet aktuale të tregut.
Llogaria në valutë të huaj
Raiffeisen Bank Kosovë Sh.A gjithashtu ofron llogari rrjedhëse dhe depozita me afat në US$, GBP, CHF
Transaksionet e këmbimit valutor
Banka Raiffeisen kuoton kurset ditore të këmbimit për blerjen dhe shitjen e valutave të huaja kundrejt EURO-s, si në para ashtu edhe në llogari, me të njëjtën datë vlere. Sipas marrëveshjes, Banka kuoton edhe normat e ardhshme të FX. Transaksionet e këmbimit valutor mund të lidhen drejtpërdrejt me tregtarët (dilerët) e Departamenti tonë të Thesarit ose menaxherin e llogarisë suaj.Nuk ngarkohet asnjë komision këmbimi. (Vetëm tarifat for-ex)
Llogaria e depozitës me afat
Për tërheqjet e parave të gatshme në euro, kërkohet njoftim paraprak prej dy ditësh për tërheqje më të mëdha se:
- Dega kryesore në Prishtinë : 100,000€
- Degët e tjera kryesore: 50,000€
- Nëndegët: 10,000
Ju lutemi referojuni listës tarifore për çmimet.
Shërbimi i depozitave të natës
Shërbimi i depozitimit të natës është një produkt i ofruar nga Banka për të gjithë klientët e saj për
depozitimin e parave të tyre 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Shërbimi i depozitimit të natës është një mjet i sigurt dhe i përshtatshëm për të bërë depozita për veten ose biznesin tuaj jashtë orarit të bankës dhe është i disponueshëm në ZQ të Prishtinës.
Depozitat në ATM
Me 63 bankomatë të depozitave (Cash In ATM) në të gjithë Kosovën, synojmë të lehtësojmë nevojat e
klientëve për transaksione të depozitave në para deri në 9,995EUR brenda shërbimit 24/7, dhe transaksioni do të depozitohet në kohë reale në llogarinë e klientit dhe mund të përdoret për nevoja të klientit menjëherë pas transaksionit.
Makina GLORY Cash-In:
Me 6 Makina Glory Cash In në ZQ Prishtinë, ZQ Prizren, ZQ Ferizaj, Pejë ZQ Gjilan, synojmë të lehtësojmë nevojat e klientëve të Korporatave për transaksione të depozitave në para të gatshme, me kapacitet më të madh të volumit, fate counting, zonë 24/7 për vetëshërbim, hapësirë private dhe transaksioni do të depozitohet në kohë reale në llogarinë e klientit dhe mund të përdoret për nevojat e klientëve menjëherë pas transaksionit.
Pagesat me SMS:
Pagesa përmes SMS-it është një kanal alternativ për
pagesat, që synon të lehtësojë procesin e pagesave të klientëve për partnerë të caktuar, siç janë Dogana, TAK (Tatimi dhe Sigurimet Sociale).
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.