Skip to main content
Mbiterheqje

Kreditë për korporata: Partner në rrugën e suksesit të biznesit tuaj

Për të shfrytëzuar mundësitë që ofron tregu, bizneset kanë nevojë për qasje të shpejtë dhe të lehtë në kapital financiar. Varësisht nga kërkesat e biznesit, Banka Raiffeisen ofron mundësi për partnerët që të kenë qasje në fonde shtesë përmes kredive për korporata. Këto fonde të kredive i përgjigjen nevojave dhe kërkesave të biznesit për të krijuar mundësi për rritje, zhvillim, dhe stabilitet.

Kreditë me afat për kapital qarkullues

Kreditë me afat për kapital qarkullues janë kredi me afat që përdoren për financimin e faturave aktuale të klientëve për nevojat e kapitalit qarkullues, por që përputhen me afatin e investimeve të klientëve në shpenzimet kapitale (CAPEX). Ky produkt mbështet pozicionin e likuiditetit të klientit duke zgjatur afatin e shlyerjes për kapitalin qarkullues për investime të mëparshme të dëshmuara kapitale të klientit. Prandaj, afati i produktit është afatmesëm deri afatgjatë. 

Linja kreditore për kapital qarkullues

Financimet e kapitalit qarkullues janë kredi afatshkurtra që përdoren për financimin e aktiviteteve aktuale afariste të klientëve Korporata, p.sh. blerjet, duke u bazuar në zbritjen e furnitorit, duke forcuar likuiditetin e klientit. Shlyerja e financimit të kapitalit qarkullues zakonisht bëhet nga fitimet e shitjeve të  kompanisë. Ky produkt mund të ofrohet nëpërmjet grupit të huadhënësve (sindikata).   

Produkti i mbitërheqjes

Në kuadër të një limiti kredie të rënë dakord, klienti përcakton përdorimin e produktit të Mbitërheqjes në varësi të kërkesave të tij/saj. Norma e interesit e përcaktuar individualisht zbatohet vetëm për shumën faktike të kreditit të përdorur. Zakonisht, një produkt i mbitërheqjes kombinohet me një llogari rrjedhëse. Në përgjithësi, kjo ka një afat maturimi deri në një vit, pas së cilit zakonisht zgjatet. Linja përdoret në baza rrotulluese/përtëritëse, d.m.th. shlyerja bëhet ose në fund ose me reduktim hap pas hapi të linjës me kalimin e kohës. 

Kreditë për Korporata

Financimet e investimeve janë kredi afatmesme dhe afatgjata për financimin e prodhimit ose blerjes së aseteve kapitale, p.sh. makineri, paisje, etj. si dhe për të financuar shuma të mëdha, të paracaktuara për investime apo zgjerim biznesi. 

Kredi e siguruar me para të gatshme

Kjo lloj kredie u ofrohet klientëve që janë të gatshëm të financohen në bazë të mjeteve të tyre të depozituara në RBKO. Klientët mund të financohen deri në shumën e depozituar. Paratë e depozituara mund të jenë në EUR ose USD. 

Kreditë hipotekare komerciale

Kreditë hipotekare komerciale: kreditë për klientët NV të siguruara me pasuri të paluajtshme, të cilat përdoren për qëllime biznesi (investime kapitale – blerje, rinovim, zgjerim, ndërtim i lokaleve afariste).  

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.