RaiPOS: POS terminali në telefonin tuaj!
Për të mirën e biznesit është e rëndësishme që të jemi të ndërgjegjshëm se koha po ndryshon, teknologjitë e reja po evoluojnë dhe kërkesat e klientëve po rriten. Në biznesin tonë kemi vendosur prioritet që klientëve t'u ofrojmë të gjitha mënyrat e pagesave, sipas preferencave të tyre. E tani e kemi edhe më të lehtë, sepse Banka Raiffeisen ka lansuar produktin më inovativ në treg: RaiPos - ku mjafton të keni një telefon Android dhe që përkrah teknologjinë NFC, që të njejtin ta përdor edhe si Pos terminal për pagesa.
Përmes RaiPos, telefoni celular kthehet në POS terminal që na mundëson të pranojmë pagesa të sigurta në dyqan apo terren. Për më tepër, me ketë shërbim na mundësohet që secili anëtar i stafit tonë të mund të procesoj pagesa e ne të fokusohemi në shërbim më të mirë për klientët tanë.
Çfarë përparësi ofron RaiPos?
- Fleksibilitet duke shfrytëzuartelefonin për të pranuar pagesa
- Pagesa me çfarëdo kartele, Visa apo Master dhe pa rreze
- Pagesa pa pasur nevojë për Pos terminal, kudo që jeni
- Pagesa të shpejta duke mos krijuar pritje të gjata për klientët tuaj
- Siguri në
- transaksionet me kartela
Cfarë më nevojitet për të u pajisur me RaiPos?
Krejt çfarë ju duhet për të filluar të pranoj pagesa përmes RaiPos i gjeni më poshtë:
- Një pajisje celulare me sistem operativ Android (verzioni 10 ose më i lartë) dhe që mbështet teknologjinë NFC
- Lidhja në internet (me rrjet mobil ose WiFi)
Apliko online për RaiPOS
Aplikimi online ju merrë vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.