Dritaret: Dritarja Gratë në biznes
Banka Raiffeisen ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) për garancinë kreditore e cila ju mundëson bizneseve të vogla qasje më të lehtë në financim.
Qasje më e lehtë në financim
Asistencë teknike
Mbështetje për gratë ndërmarrëse
Cilat kredi mund të përfitojnë nga dritarja për gratë në biznes?
Kreditë e kualifikuara që plotësojnë kriteret e mëposhtme do të jenë të pranueshme për përfitimet e Dritares për Gratë në Biznes:
- Shuma minimale e kredisë është EUR 3,000,
- Shuma maksimale e kredisë është 50,000 EUR,
- Shuma maksimale e garancisë është 35,000 EUR,
- Afati maksimal i kthimit të kredisë së garantuar deri 84 muaj,
- Qëllimi i kredisë mund të jetë për investime afatgjata si dhe për kapital punues
Dritarja Gratë në Biznes
Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.
Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në biznes, ju lutemi klikoni linkun.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur zgjedh një kartë krediti. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.