Biznes Debit kartela: Kartelë e dedikuar për biznesin tënd!
Biznesi im është shumë dinamik. Për ditë më duhet furnizime të ndryshme, të cilat i paguaj menjëherë. Gjithmonë preferoj që këto pagesa t'i realozoj me kartelë. Banka Raiffeisen ka lansuar debit kartelën më të re, të dedikuar vetëm për biznese.
Ku mund të përdori debit kartelën?
Përmes debit kartelave më mundësohet qasje në paratë e mia 24/7 për tërheqje në bankomatë, apo të bëj pagesa në POS terminale kudo nëpër botë. Për më tepër, me debit kartelë unë mund të bëj pagesa online në mënyrë të sigurt, sepse kartelat e bankës Raiffeisen përdorin teknologjinë 3D Secure. Për të bërë pagesat edhe më të shpejta, mund të paguaj në POS terminale deri në vlerën 50 Euro pa pasur nevojë të shtypi PIN-in katërshifror.
Qasje në para 24/7
Pagesa me rreze
Siguri e lartë
Si të aktivizoj për herë të parë Debit kartelën?
Për të parë hapat e aktivizimit të Debit kartelës vizitoni linkun më poshtë:
Hapi 1:
Nga numri i telefonit që e keni të regjistruar në bankë, dërgoni me SMS (pa pagesë) në 50222, 4 numrat e fundit të kartelës suaj.
Hapi 2:
Do të pranoni një SMS me PIN-in e kartelës suaj.
Hapi 3:
Kartela mund të përdoret në POS terminale dhe bankomat duke shfrytëzuar PIN-in që keni pranuar me SMS.
Pasi të keni përdorur kartelën për të kryer transaksionin e parë, ju mund të e ndryshoni PIN-in e kartelës kurdo dhe në cilindo bankomat të Bankës Raiffeisen. Duhet të keni parasysh që për kartelat e riporositura, PIN-i mbetet i njëjtë, kurse për kartelat e reja aplikohet PIN-i i ri të cilin e paranoni me SMS sipas procesit të sqaruar më lartë. Për arsye të sigurisë, rekomandohet që të fshini SMS-in e pranuar që përmban PIN-in tuaj të kartelës.
Nuk e keni Debit kartelën?
Atëhere ju mund të aplikoni tërësisht online për hapje të llogarisë rrjedhëse dhe vizitoni degën vetëm për të nënshkruar kontratën. Me hapjen e llogarisë, ju automatikisht pranoni debit kartelën tuaj Visa ose MasterCard.
Pyetjet më të shpeshta
Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Në bankomatet e Bankës Raiffeisen klientët e bankës mund të tërhqin deri në 2,000 EUR brenda 24 orëve. Ky limit mund të rritet duke kontaktuar qendrën e thirrjeve në numrin 038 222 222.
Për informata për të gjitha çmimet e tërheqjeve dhe pagesave mund të referoheni në çmimoren e Bankës Raiffeisen që e gjeni më poshtë.
Në rast se harroni PIN-in e kartelës, duhet të vizitoni njërën nga degët e bankës për të caktuar PIN-in e ri.
Në rast të humbjes së kartelës apo në rastet e vjedhjes, duhet që menjëherë të raportoni rastin duke kontaktuar Qendrën e Thirrjeve të Bankës në numrin 038 222 222 dhe kartela juaj do të bllokohet menjëherë. Qendra e thirrjeve punon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Ju poashtu mund të bllokoni kartelën tuaj shpejt dhe lehtë përmes shërbimeve digjitale të bankës në EBanking dhe M-Banking.
Kartelën e re do të e pranoni përmes postës në adresën të cilën e keni të regjistruar në bankë. Në rast se keni ndërruar adresë, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e bankës për të përditësuar të dhënat tuaja.
Shërbimi është falas dhe të gjitha shpenzimet e postës mbulohen nga Banka Raiffeisen.
Aktivizim i kartelës së re mund të bëhet vetëm përmes operatorëve të telefonisë mobile të Kosovës.
Ju do të kontaktoheni përmes telefoni kurdo që posta do të filloj procesin e dërgimit të kartelës te ju. Për më tepër, ju do të pranoni edhe numrin e rekomandës për të gjurmuar vendndodhjen e saj. Posta do të tentoj 3 herë të dorëzoj kartelën te ju. Pas herës së 3-të, ju duhet të shkoni të e merrni atë në Zyrën Postare pas dakordimit me postierin.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.