Raiconnect: Lidhja me ekspertizën
Për biznesin tonë është shumë e rëndësishme të kemi mundësi që të konsultohemi me profesionistët bankar për planet tona financiare dhe investive. Për shkak të dinamikës së përditshmërisë biznesore, të shkojmë gjithmonë në degë për tëu takuar me këshilltarin financiar, na kushton shumë kohë, para e mund.
Për të zgjidhur këtë sfidë, ne përfitojmë duke zgjedhur RaiConnect nga Banka Raiffesien.
RaiConnect, si produkt unik në tregun tonë, na mundëson komunikim online të sigurt me punonjësit e bankës. Kjo formë e komunikimit na mundëson komunikim interaktiv me këshilltarin tonë përmes thirrjeve dhe takimeve me video. Ndër të tjera RaiConnect na mundëson të shkëmbejmë dokumentet në mënyrë të sigurt dhe të ndajmë ekranin përgjatë thirrjevenë takimet me video.
Përmes RaiConnect, ne përfitojmë:
Këshillim për produktet dhe shërbimet e bankës
Arkiv për ruajtjen dhe menaxhimin e dokumenteve të ngarkuara
Kanal të komunikimit të personalizuar
Si të qasem në RaiConnect?
Në mënyrë që të shfrytëzoni përfitimet e lartë-përmendura, kontaktoni me këshilltarin tuaj bankar.
Këshilltari juaj bankar do të krijoj qasjen duke të dërguar një ftesë me një vegëz të veçantë përmes së cilës do të regjistroheni dhe do e aktivizoni RaiConnect-in. Klientët e rinj që duan të kenë llogari në RaiConnect, mund ta bëjnë atë duke plotësuar formën më poshtë. Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat e nevojshme në formular, do të kontaktoheni nga punonjësit e bankës.Për më shumë informata për krijimin e llogarisë dhe përdorimin e RaiConnect, mund të lexoni udhezuesin dhe të shikoni video materialin.
Si të qasemi në RaiConnect?
Për t'u qasur në RaiConnect Banka Raiffeisen ju ofrron dy mënyra :
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.