Bonus Kredit Kartela: Plotësoj dëshirat, paguaj me këste
Çdoherë e më tepër shoh se sa i rëndësishëm është për mua fleksibiliteti financiar. Dëshiroj të kem fonde shtesë për të përmbushur dëshirat dhe aspiratat e mia... Të kem mundësi të paguaj me këste për produkte të ndryshme në dyqan apo online në mënyrë të sigurt, apo të tërheq para nga kartela në çdo kohë.
Të gjitha këto e shumë më tepër më mundësohen me bonus kredit kartelën nga Banka Raiffeisen. Përveç që paguaj çdo herë me këste, pa interes, unë përfitoj edhe bonus në secilën blerje, bonus të cilin e shfrytëzoj për blerjet në të ardhmen. Tashmë janë me qindra partner të Bankës Raiffeisen ku unë mund të blej me këste, pa interes.
Paguaj me këste
Ndani pagesat për blerjet tuaja deri në 24 këste.
Bonus në çdo blerje
Ju përfitoni 1% bonus në çdo blerje me këste.
0% interes
Për të gjitha blerjet me këste ju paguani 0% interes.
Apliko online për Bonus Kredit Kartelë
Aplikimi për Bonus kartelë ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj e vlefshme. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të kontaktoheni brenda një kohe të shkurtër.
Llojet e Bonus kartelave
Përfitimet nga Bonus Kredit kartela
- Bëj pagesa të sigurta online dhe mund të paguaj deri në 24 këste pa interes
- Përfitoj bonus 1% të shumës në pagesat me këste dhe 0.5% bonus në pagesat pa këste
- Paguaj në të gjitha POS terminalet e Bankës Raiffeisen dhe bankave tjera brenda dhe jashtë vendit, pa paguar asnjë komision shtesë
- Grace periudhë deri në 45 ditë
- Mundësi për të tërhjekur kesh 100% të limitit
- Realizoj pagesa në POS terminale deri në vlerën 50 euro, pa pasur nevojë të shtypi PIN-in e kartelës.
- Kartela shtesë brenda limitit të pronarit
- Instant kredi në Kredit Kartelë
Si mund të pajisem me Bonus kartelë?
Bazuar në qarkullimin e biznesit përmes Bankës Raiffeisen dhe pasi të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka. Me aprovimin tim, mund të lëshohet kartelë shtesë edhe për një e më shumë persona të autorizuar, në limitin deri në kufirin që e përcaktoj vetë, duke më mundësuar kështu të kem kontroll mbi të gjitha shpenzimet me kartelë.
Lista e tregtarëve
Me Bonus kartelat e Bankës Raiffeisen, ju mund të bleni me këste me interes 0% tek këta tregtarë.
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Secili transaksion me bonus kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.
Në bankomatët e Bankës Raiffeisen në Kosovë me kartela të Bankës Raiffeisen, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës brenda ditës duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit 038/222 222.
Për caktim të ri të PIN-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.
PIN-i i kartelës mund të ndërrohet në bankomatët e Bankës Raiffeisen.
Kartela pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për t'u pajisur me kartelë të re, duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.