Skip to main content
Mbiterheqje

Mbitërheqje: Mundësitë tejkalojnë limitet

Fleksibiliteti financiar dhe qasja në fonde të menjëhershme janë faktorë me shumë rëndësi në menaxhimin e biznesit. Të disponojmë fonde shtesë për të mbuluar shpenzime të papritura, të paguajmë furnizuesit, të kryejmë pagesa të punonjësve dhe të zgjerojmë inventarin në momente të nevojshme, siguron likuiditetin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të biznesit tonë.

Përmes shërbimit të mbitërheqjes që ofron Banka Raiffeisen si financim afatshkurtër për bizneset, na mundësohet të menaxhojmë më mirë paratë e gatshme në përputhje me nevojat tona të biznesit. Kjo linjë kredie na ofron mundësinë e tërheqjes në çdo moment nga llogaria rrjedhëse, deri në kufirin e shumës së aprovuar nga banka.  

Shpenzime administrative preferenciale

Aprovim i shpejtë

Interes vetem mbi shumën e shfrytëzuar

Mbiterheqje

Çfarë përfiton biznesi ynë përmes shfrytëzimit të suksesshëm të mbitërheqjes?

  • Qasje në fonde të menjëhershmepa pritur për aprovim të kredisë
  • Fleksibilitet dhe likuiditet financiar për tëu përshtatur me ndryshime të papritura në fluksin e të ardhurave dhe të shpenzimeve të biznesit
  • Zvogëlimi i kostove të interesit në krahasim me një kredi afatgjate pasi që paguhet interes vetëm për periudhën që është përdorur mbitërheqja
  • Avantazhe për kredibilitetin sepse duke përdorur me sukses mbitërheqjen, kemi qasje më të lehtë në kredi të tjera afatgjate ose mundësi të tjera të finacimit në të ardhmen

 

 

 

Mbiterheqje

Cilat dokumente më kërkohen?

  • Çertifikatën e regjistrimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, çertifikatën e TVSH-së dhe formën “Informata rreth biznesit”
  • Të dhënat financiare mbi kompaninë për 12 muajt e fundit
  • Lista e inventarit të kompanisë dhe lista e pajisjeve (nëse ekziston pajisja)
  • “Kopja e planit” dhe “lista e posedimit” për kolateralin e lënë peng (nëse aplikohet)

Apliko online për Mbitërheqje

Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.