Bëni biznesin e lehtësuar realitet!
Për herë të parë në tregun e Kosovës, Banka Raiffeisen ka realizuar me sukses implementimin e platformës All4business, e cila mundëson aprovimin automatik të produkteve kreditore për klientët e biznesit.
All4business ofron kredi apo mbitërheqje deri në shumën 200,000 euro
Përmes kësaj platforme ju mund të aplikoni për kredi biznesi apo mbitërheqje deri në 200,000 euro pa pasur nevojë që të vizitoni degën. E çka është më e veçanta, aprovimin e pranoni brenda vetëm disa minutave. Fillimisht kjo platformë do të ofrohet vetëm për klientë egzistues të bankës, prandaj për të përdorur platformën duhet që fillimisht të hapni llogari biznesi në bankë dhe pastaj stafi ynë do t'ju udhëzojë për menyrën e hapjes së llogarisë në platformë.
Hapat që duhet ndjekur për hapjen e llogarisë në platformën All4business:
Inicimi i kërkesës
Kërkoni nga punonjësi i bankës që t'ju dërgojë linkun për qasje në platformën All4business.
Qasja në platformë
Qasja në platformë mundësohet përmes autentifikimit.
Aplikimi për kredi biznesi & mbitërheqje
Zgjedhni produktin kreditor për të cilin dëshironi të aplikoni dhe konfirmoni të dhënat tuaja. Aprovimi i kredisë / mbitërheqjes bëhet brenda disa minutave.
Nënshkrimi i kontratës
Pas aprovimit të kredisë, ju mund të përzgjedhni degën më të afërt për të nënshkruar kontratën.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeise është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.