Skip to main content
Mbiterheqje

Financimi i qëndrueshëm

Kompanitë që janë të gatshme të pajtohen me Taksonominë e BE-së dhe po kontribuojnë në një ndikim pozitiv mjedisor dhe social, mund të kualifikohen për financim të gjelbër. Ne mbështesim klientët tanë në të gjitha aspektet e aktiviteteve të qëndrueshme me financimin përkatës. 

Ne mbështesim klientët tanë për të financuar aktivitete që kontribuojnë në:

Energjinë e ripërtëritshme

Efikasitetin e energjisë

Ekonominë qarkore

Ndërtesat e gjelbra

Menaxhimin e mbeturinave

Menaxhimin e ujërave

Industrinë prodhuese

Kujdesin shëndetësor

Çfarë ofrojmë në kuadër të Financimit të Qëndrueshëm?

Produktet tona janë të përshtatura për të marrë parasysh nevojat tuaja dhe investimet e ESG-së, por janë gjithashtu në përputhje me udhëzimet dhe aktivitetet e përcaktuara nga Taksonomia e BE-së. 

Banners - ESG

Investimet e reja me impakt të gjelbër mund të kualifikohen për një kredi të gjelbër. Ne ofrojmë kushte të preferueshme për kreditë e gjelbra që po përmbushin kriteret e paracaktuara.

Shembuj tipikë: investimet në përmirësimin e efikasitetit të energjisë brenda procesit të prodhimit, transportin e gjelbër, ndërtesat e gjelbra, ose energjinë e gjelbër.

Përveç financimit të gjelbër, ne gjithashtu ju këshillojmë në lidhje me Taksonominë e BE-së (kur është e zbatueshme).  

Banners - ESG

Financimi i projekteve bazohet në realizimin e projektit tuaj me një impakt mjedisor të matshëm.

Rimbursimi i kredisë lidhet me pasuritë e financuara, projekti mbi rrjedhjen e pritur të parasë dhe vlera e siguruar së pasurive të investuara për qëllime  të ESG-së.

Banners - ESG

Ne mbështesim tranzicionin drejt zero emetimeve të gazit deri në vitin 2030 në industrinë e pronave të patundshme - një industri që kontribuon rreth 40% të të gjitha emetimeve të CO2. Për të adresuar sfidën globale të ndryshimit të klimës, ne ndërtojmë sinergji të suksesshme me klientët e pronave të qëndrueshme.  

Ne ofrojmë Kredi për Patundshmëri të Qëndrueshme për të financuar projekte të qëndrueshme të pronave të patundshme me një impakt mjedisor pozitiv dhe të matshëm. Kreditë e gjelbra mund të ndihmojnë klientët tanë të pronave të banuara dhe të pronave komerciale të financojnë efikasitetin energjetik, kursimin e energjisë, rindërtimin me përmirësim të etiketës së energjisë dhe projekte të ndërtesave të gjelbra. Pronat miqësore ndaj mjedisit krijojnë vlerë të lartë të pronësisë në afat të gjatë. Kështu, klientët tanë përfitojnë më shumë, bëhen më të qëndrueshëm, të përgatitur për një të ardhme pa karbon, inovative dhe konkurruese.

Kredia e Pronave të Qëndrueshme është një produkt financiar i dobishëm dhe përfitues për të gjithë, duke përmbushur pritshmëritë e klientëve, rregullatorëve, dhe shoqërisë. 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.