Skip to main content

Marigona Hill: Jeto në Marigona Hill, qytezën përrallore të kryeqytetit...

Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me MARIGONA HILL, për të financuar klientët në blerjen e apartamenteve dhe tarracierëve, përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale.

Për më tepër, ju mund të merrni kredi deri në 200.000 Euro me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

Kredi deri në 200,000 Euro

Deri në 25 vjet afati i kthimit

Pjesëmarrje në kredi vetëm 10-20%

Qyteza Marigona Hill

Qyteza Marigona HillPërvoja juaj në “Marigona Hill” fillon dhe mbaron me natyrën që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnesin e jashtëm.

Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën.Falë eksperiencës së arkitektevë italianë, të specializuar në dizajnim të hapësirave gjelbëruese, do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, të gjitha të përzgjedhura me kujdes në mënyrë që të bëhet filtrimi natyral i ajrit në hapësirat e Marigona Hill.

Për mirëqenien tuaj do të ndërtohet edhe shtegu që ju shpie prej Marigona Hill deri tek liqeni i Badovcit dhe parku i Gërmisë.

Apartamentet

Dizajni i apartamenteve në Marigona Hill është formuar nga një kuptim dhe qasje ultra-moderne, me arkitekturë minimaliste, bazuar në konceptin e një shesh-qytetëze që përfshin “linja të guximshme gjeometrike që kornizojnë qiellin, si dhe hapësira të mëdha të gjelbërimit.

Në Marigona Hill, ju do të keni mundësi të shijoni privilegjet ekskluzive të rezidencave/apartamenteve duke filluar nga 90m2 deri në 300m2, me një përzgjedhje të organizimit që varirojnë nga njësitë me dy dhoma të gjumit e deri tek apartamentet e mëdha dhe penthouse me 4 apo 5 dhoma gjumi dhe me pishinë private.

Tarracierët

Ambientet e vendbanimit të njohura si Tarracierë, janë koncepti më i ri i prezantuar në Kosovë. Duke sjellur një shkrirje të përkryer të koncepteve mediterano-zvicerane, ku kënaqësitë e pafundme mesdhetare dhe saktësia zvicerane bëhen të mundshme në këto vendbanime super unike.

Emërtimi ‘tarracierë’ rrjedh nga tarracat e mëdha, të cilat i posedon secili apartament. Të ndërtuara për herë të parë, ky lloj vendbanimi është i strukturuar në katër nivele. Veçanti tjetër e këtyre objekteve janë hyrjet të cilat do të përdoren nga vetëm dy apartamente.

Të gjithë tarracierët kanë parkingun e vet nëntokësor, ndërsa katet e para dhe katet penthouse kanë edhe bodrume.

Të gjithë tarracierët kanë 2 e më shumë dhoma gjumi si dhe një qëndrim ditor me pamje të pandërprerë.

Disa nga tarracierët kanë edhe dhomë relaksi dhe fitnesi, ndërsa tarracieri penthouse ka edhe një kopsht të mbyllur (winter garden).Tarracierët fillojnë nga 120m2.

Apliko online për kredi hipotekare

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë:

Informacija obeležena sa * je obavezna
Terms and conditions Terms and conditions
Terms and conditions Terms and conditions

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeise është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.

Art Construction - Banner

Përfitimet shtesë

Çdo klienti të cilit i aprovohet kredia për blerje të banesës, Banka do t’i ofrojë:

  • Financimin e tarraciereve (me pjesëmarrje të klientit prej 10% deri 15%*) deri në 200.000 euro me periudhë kohore të kthimit të kredisë deri në 25 vite.
  • Normë preferenciale të interesit (me opcionin e interesit fiks, variabil apo kombinuar).
  • Pako “Standard” të llogarisë rrjedhëse pa pagesë për 24 muaj. Me këtë pako klienti përfiton:Kredit kartelë Gold apo Platinum, me lëshim dhe mirëmbajtje falas për vitin e parë.Qasje në RaiConnect – Komunikim nga distanca me këshillëtarin personal.
  • Për klientë me paga mbi 900 euro, Banka ju dedikon këshillëtarin personal financiar.Mundësi e shkëlqyeshme për investime në instrumente financare.
  • Disbursimi i 90% të mjeteve me aprovimin e lëndës, si dhe pjesa e mbetur prej 10% disbursohet në momentin e përmbushjes së të gjitha kërkesave. Koha e aprovimit dhe disbursimit të kredisë në më pak se 3 ditë pune, që është më e shpejta në tregSigurimi i jetës së kredimarrësit për 12 muaj falas.*nëse kohëzgjatja e kredisë është nën 120 muaj financimi bëhet me 100%

Shënim: Procesi i financimit të shtëpisë apo banesës me Marigona Hill do të bëhet në bazë të marrëveshjes tri palëshe dhe pa pasur nevojë që të lihet hipotekë tjetër përpos asaj që blihet në Marigona Hill.