Skip to main content
Visa platinum

Visa Platinum: Përjetim unik

Udhëtimet jashtë vendit janë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Në udhëtimet e shumta që bëj për punë e për kënaqësi, dua të kem shërbime më cilësore e benefite të ndryshme gjatë rrugës. 

Si klient premium i Bankës Raiffeisen, me Visa Platinum kredit kartelë, përfitoj benefite dhe privilegje unike në pagesat që realizoj përmes saj. Visa Platinum më mundëson rrugëtim të rehatshëm duke qëndruar në vende komode në aeroporte, duke përfituar zbritje në veture me qera dhe në rezervime të hotelit. Ndër të tjera, më mundëson që të paguaj me këste, pa interes. Më mjafton të pranoj pagën përmes Bankës Raiffeisen në nivelin e caktuar dhe të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka.  

2 qasje falas në Lounge Key

12% zbritje në Agoda

20% zbritje në AVIS

Apliko online për kartelën Visa Platinum

Aplikimi për kartelën Visa Platinum ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj e vlefshme. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të kontaktoheni brenda një kohe të shkurtër.

Informacija obeležena sa * je obavezna
Terms and conditions
Terms and conditions
Terms and conditions
Terms and conditions

Cilat janë përfitimet unike të Visa Platinum?

Visa Platinum kredit kartela ju mundëson përfitime të shumta dhe unike që ju lehtësojnë udhëtimet tuaja: 

Qasje falas në sallonet e pritjes së biznesit me Lounge Key 
2 vizita falas në vit në mbi 1,200 sallone pritjeje në programin Lounge Key anë e mbanë botës në dispozicion për mbajtësit e kartelave Visa Platinum 

Shërbimi i imbarkimit (boarding) me përparësi në aeroportet ndërkombëtare nga yQ Meet and Assist 
Zbritje deri 25% për shërbimet e yQ në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën. Shteg i veçantë imbarkimi pa pritje në radhë si dhe shërbim udhëzues. 

Zbritjet në rezervime në agoda.com
Zbritje deri në 12% në mbi 985 mijë hotele anë e kënd botës 

Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 20% 
Për të përfituar nga kjo ofertë merrni me qira veturë në Avis dhe paguaj me kartelën Visa Platinum 

Shërbimet e sigurimeve
Sigurimin e blerjeve, sigurimi nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental i artikujve të kualifikueshëm brenda 90 ditëve nga data e blerjës me Visa Platinum dhe kompensim për vonesat e fluturimit ose bagazhit me më shumë se 4 orë 

Asistencë në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit 
Informata shëndetësore për vendin në të cilin udhëtoni. Informata për institucionet shëndetësore, kontaktimi i mjekut dhe konsultimi mjekësor. 

Pyetjet më të shpeshta

Secili transaksion me bonus kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.

Në bankomatet e bankës Raiffeisen në Kosovë me kartela të bankës Raiffeisen, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës brenda ditës duke kontaktuar qendrën e thirrjeve 038/222-222.

Për caktim të ri të PIN-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese. 

PIN-i i kartelës mund të ndërrohet në bankomatet e bankës Raiffeisen.

Kartela pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për t'u pajisur me kartelë të re duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim. 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeise është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.

Visa platinum

Si mund të pajisem me Visa Platinum kartelë?

Mjafton të jem klient Premium i Bankës Raiffeisen dhe të plotësoj kushtet tjera të përcaktuara nga banka.