Skip to main content

4A Pika: Banesë moderne në qendër të qytetit

Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 4A Pika, për të financuar klientët në blerjen e banesave, përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale.

Për më tepër, ju mund të merrni kredi deri në 150,000 euro me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

Kredi deri në 150,000 Euro

Deri në 25 vjet afati i kthimit

Pjesëmarrje në kredi vetëm 10-20%

Për të parë apartamentet e 4A Pika ju lutem klikoni këtu!

Apliko online për kredi hipotekare

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë:

Informacija obeležena sa * je obavezna
Terms and conditions Terms and conditions
Terms and conditions Terms and conditions

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeise është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.

Art Construction - Banner

Përfitimet shtesë

Çdo klienti të cilit i aprovohet kredia për blerje të banesës, Banka do t’i ofrojë:

  • Financimin i apartamenteve në ndërtim e sipër me pjesëmarrje të klientit prej 10% deri 20%, në shumën deri në 150,000 euro me periudhë kohore të kthimit të kredisë deri në 25 vite.
  • Normë preferenciale të interesit (me opcionin e interesit fiks, variabil apo kombinuar).
  • Kredit kartelë Gold apo Platinum, me lëshim dhe mirëmbajtje falas për vitin e parë.
  • Disbursimi i 90% të mjeteve me aprovimin e lëndës, si dhe pjesa e mbetur prej 10% disbursohet në momentin e përmbushjes së të gjitha kërkesave (pajisja me dokumentacion kadastral).
  • Koha e aprovimit dhe disbursimit të kredisë në më pak se 3 ditë pune, që është më e shpejta në treg.
  • Për klientë me paga mbi 900 euro, Banka ju dedikon këshillëtarin personal financiar.

Shënim: Procesi i financimit të apartamenteve në 4A Pika do të bëhet në bazë të marrëveshjes tri palëshe dhe pa pasur nevojë që të lihet hipotekë tjetër përpos asaj që blihet në 4A Pika.