Skip to main content
News - Banner

Raiffeisen organizon samitin me temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”

Me rastin e 20 vjetorit të operimit në Kosovë, Banka Raiffeisen organizon një samit dyditor mbi ESG (ambienti, shoqëria dhe qeverisja), me temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”, me datat 15 dhe 16 qershor 2023, në Klan Arena, Prishtinë. 

Ky samit synon të kontribuojë në promovimin e mëtutjeshëm të përgjegjësisë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e ambientit në Kosovë, duke mbledhur përfaqësues nga institucione të ndryshme qeveritare, biznese, institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, të cilët do të ndajnë me publikun njohuritë, përvojën dhe punën e tyre në hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre për të siguruar tranzicionin në ekonominë e gjelber dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Pjesë e paneleve të diskutimit në samit do të jenë edhe ekspertë të ndryshëm nga Raiffeisen Bank International (RBI) dhe nga Raiffeisen këtu në Kosovë. Ata do të tregojnë për veprimet që RBI dhe bankat e rrjetit të saj i kanë ndërmarrë në fushën e qëndrueshmërisë në përgjithësi si dhe ndikimin që portfolio e kredive të bankës ka në mbrojtjen e ambientit dhe ekonominë qarkore.

Në kuadër të samitit do të jetë edhe një hapësirë e dedikuar për panairin, ku bizneset e sapokrijuara dhe bizneset tjera në Kosovë do të kenë mundësi të prezantojnë aktivitetet e tyre biznesore që kontribuojnë në agjendën e gjelbër. 

Samiti është i hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen si pjesëmarrës në linkun në vijim, ku po ashtu mund të marrin edhe informatione të tjera mbi temat që do të diskutohen, folësit dhe bizneset që do të prezantohen në panair. Samiti i ESG-së (raiffeisen-kosovo.com)