Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Banka Raiffeisen në Kosovë publikon Thirrjen për Sponsorizime 2024

Në kuadër të Shtyllës së Investimeve në Komunitet të Strategjisë ESG (Environmental, Social, and Governance; në shqip: Ambienti, Shoqëria dhe Qeverisja), Banka Raiffeisen në Kosovë ka kënaqësinë të njoftojë se ka lansuar Thirrjen për Aplikime për Sponsorizime 2024.

Përmes kësaj thirrjeje, banka synon të kontribuojë në komunitet duke ofruar sponsorizime për partnerët që synojnë të zbatojnë projekte, evente ose aktivitete të tjera (së këndejmi referuar si 'projekte') në fushën e sportit, mjedisit, arsimit dhe kulturës.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 SHTATOR 2023, ORA 16:00 në info@raiffeisen-kosovo.com me subjektin: Aplikimi për Sponsorizime 2024.

Ndërkohë që nuk ka kohëzgjatje të caktuar për projektet, zbatimi i tyre duhet të fillojë dhe të përfundojë brenda vitit të ardhshëm (2024).

Buxheti i kërkuar për financim do të jetë objekt negocimi.

KRITERET E VLERËSIMIT

Një komision vlerësues i formuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë do të vlerësojë propozimet bazuar në kriteret kryesore të mëposhtme:

  • Ndikimi në komunitet dhe/ose rritja e zhvillimit të aplikantit
  • Ekspertiza e aplikantit
    (përfshirë një portofol të punës së ngjashme në të kaluarën dhe kualifikimet e ekipit zbatues për projektin që po aplikoni)
  • Propozimi financiar
    (duke përfshirë shumën financiare të kërkuar si dhe përshkrimin e shpenzimeve)
  • Qasja zbatuese
    (përfshirë përshkrimin e fazave të zbatimit të projektit si dhe mënyrën se si projekti do të përfshijë palët e tjera të interesuara si dhe përfituesit)
  • Plani i komunikimit dhe vizibilitetit
    (përfshirë kanalet që do të përdoren për shpërndarjen/promovimin e aktiviteteve të projektit dhe si dhe mundësitë që i ofrohen bankës për promovim të saj përgjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit)

Ju lutem, vini re se organizata/institucioni i përzgjedhur do të duhet të hapë një llogari në Bankën Raiffeisen nëse nuk e ka tashmë një të tillë.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Të gjitha organizatat dhe institucionet e regjistruara në Kosovë kanë të drejtë të aplikojnë. Ne jemi gjithashtu të hapur për të ofruar sponsorizime për aplikantët që kanë siguruar burime shtesë financimi për të njëjtin projekt.

ÇFARË FINANCOHET?

Aplikantët duhet të ofrojnë informacion se si do të përdoren paratë e marra si sponsorizim për zbatimin e aktiviteteve që janë pjesë e projektit. Shpenzimet që nuk lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e projektit, si pagat e punonjësve, blerja e pajisjeve të zyrës, transporti dhe shpenzime të tjera të ngjashme nuk do të financohen.

INFORMACION SHTESË NË LIDHJE ME THIRRJEN PËR APLIKIM

Për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni gjatë përgatitjes së propozimeve tuaja, ne do të organizojmë një sesion informimi online me të gjithë të interesuarit më 5 SHTATOR 2023, NGA ORA 10:00-11:00.Detajet për këtë sesion informativ do të njoftohen në kanalet tona një ditë përpara mbajtjes së tij.