Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Banka Raiffeisen në Kosovë publikon Raportin e saj të parë të Qëndrueshmërisë

Banka Raiffeisen në Kosovë ka kënaqësinë të njoftojë se ka publikuar Raportin e parë të Qëndrueshmërisë. Ky dokument ofron një përshkrim të ndikimit ekonomik, mjedisor dhe social të bankës gjatë vitit 2022.

Në të kaluarën, aktivitetet në kuadër të Agjendës ESG (Mjedisi, Shoqëria dhe Qeverisja) të Raiffeisen në Kosovë janë kumtuar në Raportet Vjetore të bankës, apo në Raportet e Qëndrueshmërisë së RBI Group.

Kjo është hera e parë që një bankë në Kosovë publikon një raport të tillë.

Përmbajtja e këtij raporti u përgatit përmes një procesi të gjerë konsultimi që ka përfshirë palët e brendshme dhe të jashtme, që i mundësoi Bankës të mbledhë të dhëna të vlefshme mbi ndikimin social, ekonomik dhe mjedisor të bankës.

Raporti gjithashtu ofron hollësi në lidhje me shtyllat e agjendës sonë të ESG-së, duke përfshirë Qëndrueshmërinë në Biznes, Investimet në Komunitet, Punonjësit Tanë, dhe Ekologjinë e Brendshme. Përveç kësaj, raporti gjithashtu përshkruan strategjinë dhe qasjen tonë të qëndrueshmërisë.

Drejtoresha Ekzekutive, znj. Anita Kovacic, në parathënien e saj të këtij dokumenti thekson:“Banka Raiffeisen në Kosovë është një pioniere e qëndrueshmërisë dhe një bankë e përgjegjshme në tregun financiar të Kosovës, dhe jemi krenarë që vullnetarisht kemi vendosur të komunikojmë përpjekjet tona në të gjitha aspektet mjedisore, sociale, dhe aspektet e qeverisjes përmes këtij raporti jofinanciar.”

Në vegëzën e mëposhtme mund ta gjeni të plotë raportin:

NonFinancialReport_ENG_PLJw5daAzX.pdf (raiffeisen-kosovo.com)