Skip to main content

Turnetë CS2 & FIFA FC 24

Bashkohuni me ne për turnetë CS2 dhe FIFA FC 24, të dyja me çmime të konsiderueshme. Ndërsa nisim këtë udhëtim, ju prezentojmë detajet rreth zhvillimit të këtyre turneve.

Çmimet për turneun CS2: 4.000 EUR

  • Vendi I: 2,000 EUR
  • Vendi II: 1,000 EUR
  • Vendi III dhe IV: 500 EUR secili

Raigamers LAN Event: Turne, shpërblime dhe argëtim!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një vikendi plot emocione që do të mbahet në Tech Park Prishtina më 16 dhe 17 dhjetor. Nuk ka rëndësi nëse jeni lojtar i pasionuar, një spektator, apo thjesht dëshironi të shijoni atmosferën e këtij eventi, ju jeni të mirëseardhur për të festuar bashkë me ne. Në këtë turne do të marrin pjesë:

  • 4 ekipe të ftuara direkt: Illyrians, Suspects, KubiX, dhe Guri
  • 4 ekipe të kualifikuara nga "online stage": Midnight, OnlineG0DS, TokyoGamingZone dhe Ezezpanamera.

Çfarë bën këtë event të veçantë?

  • Turne me 8 ekipe të pasionuara në lojëra elektronike 
  • Lojë shpërblyese për të gjithë shikuesit - Samsung S22. 
  • Muzikë fantastike nga DJ të njohur që do të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme. 
  • Transmetim live dhe komentim i lojërave në një ekran LED të madh, që do t'ju lejojë të ndiqni çdo moment të emocionueshëm. 
  • Oferta të veçanta për Raigamers Transport i organizuar nga zyrat e bankës Raiffeisen në rrugën Robert Doll, nr. 9, Prishtinë
  • Lokacioni: Tech Park Prishtina, Bërnicë, Prishtinë bit.ly/LANevent-location

    Ju mirëpresim!

Turneu CS2

Online Stage

Formati i turneut përfshin një fazë kualifikuese online dhe një turne LAN, i cili transmetohet live, me gjithsej 4 ekipe të ftuara dhe 4 ekipe që avancojnë nga  online stage.

  • Regjistrimi: Deri më 8 dhjetor, 23:59
  • Kualifikimet: 10 dhjetor, 2023, 12:00, në FACEIT
  • Ekipet: Deri në 128 ekipe
  • Rezultatet në kohë reale: Rezultatet do të shfaqen në kohë reale në webfaqen e bankës edhe në FACEIT.
  • Mosha: Pjesëmarrësit duhet të jenë 16 vjeç ose më të vjetër.
  • Aplikimi: Për të marrë pjesë në kualifikimet online, ekipet duhet të aplikojnë online përmes linkut më poshtë dhe të respektojnë rregullat e turneut

LAN

Turneu LAN është një ngjarje dy-ditore që tregon aftësitë e 8 ekipeve më të mira në këtë garë.

  • Datat e ndeshjeve: 16, 17 dhjetor
  • Serveri i lojës: Ndeshjet do të luhen në një server LAN
  • Formati: Best of three (BO3) me një format me eliminim të vetëm
  • Transmetim i drejtpërdrejtë: I gjithë turneu LAN do të transmetohet drejtpërdrejt në arenë dhe në Twitch, duke siguruar që fansat të mund të ndjekin nga afër ekipet e tyre të preferuara.

Turneu FIFA FC 24

  • Afati i Regjistrimit: Deri më 6 Dhjetor 2023
  • Pjesëmarrësit: Deri në 128 lojtarë
  • Mosha: Pjesëmarrësit duhet të jenë 16 vjeç ose më të vjetër.
  • Data e ndeshjes: Lojërat do të luhen më 9 dhjetor 2023
  • Pajisja e lojës: Sony Playstation 5

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.