Skip to main content

RaiPay Kuleta ime digjitale!

Në jetën e përditshme, ku ritmi është gjithnjë në rritje, organizimi është thelbësor. Ndërsa telefoni është gjithmonë me ne, shpesh harrojmë gjëra si portofolin apo kartelat bankare. Me RaiPay, aplikacionin e kuletës digjitale nga Raiffeisen Bank, këto shqetësime janë pjesë e së kaluarës.

Tani mund të mbajmë të gjitha kartelat në një vend të vetëm – në telefonin tonë – në mënyrë të sigurt, praktike dhe gjithmonë të gatshme për përdorim

Instalo RaiPay - Android

Duke përdorur kuletën digjitale RaiPay nga banka ime Raiffeisen, përveç që mund të paguaj përmes telefonit tim, i largoj vetes një brengë nga rutina ime ditore. RaiPay më mundëson që përmes telefonit pa pasur nevojë të kem me vete kartelat Visa ose Mastercard të bëj pagesa në POS terminale pa kontakt.

Paguaj me telefon në secilin POS terminal

Përcjell transaksionet e realizuara

Regjistroj të gjitha kartelat e mia

Aktivizo kuletën digjitale në disa hapa...

Integrimi me Aplikacionin mobil bankar / Paring: RaiPay tani është i lidhur me Aplikacionin mobil bankar. Përdoruesit mund të kyçen në Aplikacionin mobil bankar për t'u autentifikuar dhe të gjitha kartelat e tyre do të shfaqen menjëherë në RaiPay.

Cilat kartela mund të digjitalizoj në RaiPay?

Në RaiPay, mund të digjitalizoni të gjitha kartelat tuaja Visa dhe Mastercard. Thjesht, në momentin kur dëshironi të kryeni një pagesë, zgjedhni në RaiPay kartelën e paracaktuar për pagesa dhe vendosni telefonin afër POS terminalit për të kryer pagesa të sigurta dhe pa kontakt.

*Funksionaliteti i pagesave nuk është i disponueshëm për paisjet me iOS.

Ku mund të paguaj me RaiPay?

Në çdo vend ku mund të paguani me kartela fizike pa kontakt, ju mundësohet edhe pagesa me RaiPay.

Për më tepër, të gjitha veprimet që kryhen në RaiPay shfaqen menjëherë në aplikacion, që të keni pasqyrë të qartë të shpenzimeve tuaja.

Mëso më shumë rreth aplikacionit RaiPay

Aplikacion nën 100 MB.
Siguri përmes RASP (Runtime Application Self Protection).
Eksperiencë e lehtë për të naviguar.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet dhe ATM-të që i mbështesin pagesat me rreze si dhe përkrahin kartelat e brendit Visa ose Master Card, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Gjatë realizimit të pagesës, nuk është e domosdoshme të keni kartelën me vete. Pagesat me këtë mënyrë janë të sigurisë së lartë pasi që gjatë realizimit të pagesës do të përdoret kartela digjitale, pra një token i cili është i ndryshëm nga numri i kartelës, që e bënë të mundur që numri i kartelës të mos shpaloset asnjëherë.

Aplikacionin RaiPay mund ta gjeni në Google Play Store ose Apple Store store ndërsa për hapat e shkarkimit dhe instalimit të aplikacionit mund të referoheni në manual.

Për vlerat deri në 50 euro, mjafton që telefoni të jetë i hapur (unlocked) dhe të afrohet tek POS terminali në mënyrë që pagesa të realizohet me rreze.

Për vlerat mbi 50 deri në 500 euro, telefoni duhet të jetë i hapur (unlocked) dhe të afrohet tek POS terminali në mënyrë që pagesa të realizohet me rreze. Pas leximit të vlerës, kërkohet të bëhet verifikimi përmes fjalëkalimit të aplikacionit (të caktuar në fillim), dhe pas verifikimit, kërkohet që telefoni të afrohet sërish tek POS terminali për t’u realizuar pagesa.

Qasja në internet nuk është e nevojshme sepse pagesat realizohen përmes tekonlogjisë NFC (Komunikimit në Zonë të Afërt).

Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës, ju duhet të telefononi Qendrën e Kontaktit në numrin 038/049 222 222 në mënyrë që të bllokoni kartelën tuaj.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.