Skip to main content

Thirrje për sponsorizime

Duke vazhduar mbështetjen tonë për komunitetin, Banka Raiffeisen shpall thirrjen e hapur për mbështetje të projekteve që do të zhvillohen gjatë vitit 2026, në një nga këto fusha: sport, kulturë, sociale, arsim dhe mjedis.

Kriteret për aplikim

Organizatat qe aplikojnë duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme

Aplikuesit duhet të jenë OJQ të regjistruara në Kosovë.
Aplikuesit mund të zgjedhin vetëm një nga fushat e mbështetjes.
Aktivitetet e projektit duhet të zhvillohen gjatë vitit 2026 dhe të realizohen në Kosovë.

Propozimi për projektin

Propozimi për projektin duhet të përfshijë informata të hollësishme lidhur me fushat e mëposhtme:

  • Përshkrimi i projektit (maksimum 3 faqe, duke përfshirë objektivat, përfituesit e projektit, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme)
  • Fusha e zgjedhur e sponsorizimit (zgjidhni njërën nga katër fushat e lartpërmendura)
  • Plani i detajuar i buxhetit (me linja të qarta buxhetore)
  • Afati i zbatimit (data e fillimit dhe përfundimit).
  • Informacion mbi organizatën (certifikata e regjistrimit, përshkrim i shkurtër dhe përvoja përkatëse)

Kriteret e vlerësimit

Çdo aplikim shqyrtohet me kujdes, me kriteret e vlerësimit të renditura më poshtë:

  • Përshtatshmëria me vlerat dhe fushat e fokusit të bankës
  • Ndikimi i pritshëm në komunitet
  • Qëndrueshmëria e iniciativës
  • Mundësitë e dukshmërisë për bankën (branding, media, etj.)
  • Transparenca dhe llogaridhënia e aplikuesit

Pyetjet e shpeshta

Sigurisht, mund të aplikoni përsëri për mbështetje. Sidoqoftë, propozimi juaj do të vlerësohet bazuar në kriteret e përmendura më sipër.

Banka preferon të ketë ekskluzivitet në mbështetjen e projektit dhe nuk preferon bashkëfinancim nga institucione të tjera të industrisë financiare.

Po, mund të aplikoni me projekte që zgjasin më shumë se një vit. Megjithatë, banka do të mbështesë vetëm aktivitetet që zhvillohen gjatë vitit 2026, pa ofruar garanci për mbështetje në vitet pasuese.

Jo, në këtë thirrje nuk parashihet mbështetje për individë apo biznese.

Banka nuk ka kufizim të shumës minimale apo maksimale të mbështetjes financiare. Megjithatë, ajo mund të propozojë të mbështesë vetëm një pjesë të shumës së kërkuar nga aplikuesi.

Jo, banka nuk mbështet projekte që lidhen me sporte ekstreme.

Afati për aplikim

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 30 nëntor 2025, në ora 17:00.
Për më shumë informata, na kontaktoni në vlora.kasumi@raiffeisen-kosovo.com.