Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Sponsorimet

 

“MITROVICA ART COLONY”

Banka Raiffeisen vazhdon të përkrahe artin!

Kësaj radhe duke sponsorizuar edicionin e njëmbëdhjete të Kolonisë së piktorëve “MITROVICA ART COLONY”.

“MITROVICA ART COLONY” është tubim katërditor i piktorëve te të gjitha trojeve shqiptare.

Do te pikturohet për katër ditë, nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit te Mitrovicës. Kurse ne ditën e fundit, do të hapet ekspozitë ne galerinë e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Ekspozita do të qëndroj e hapur për dy javë rresht për te gjithë artdashësit dhe qytetarët e Mitrovicës.

 

 

Chopin Piano Fest

Të hënën, me datë 10 prill 2017, u mbajt një konferencë për media me rastin e fillimit të Chopin Piano Fest, festival të cilin Banka jonë po e sponsoron për vitin e tetë radhazi.

Folës në konferencë ishin Lejla Pula, Presidente dhe Drejtoreshë Artistike e Festivalit, Aljosha Jurinic, pianisti që ka hapur festivalin me performancën e tij, Myrvete Badivuku, Prorektore e Universitetit të Prishtinës dhe Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen.

Në konferencën për media u bë një prezantim i shkurtër i programit të Festivalit, i cili këtë vit do të sjell disa risi:

  • Festivali do të fillojë me datë 10 prill dhe do të vazhdojë deri me 28 prill, ku do të performojnë 12 artistë të shquar kosovarë dhe ndërkombëtarë  
  • PIANOEDUweek (23 – 27 prill) do të jetë java e koncerteve ku do të performojnë talentet e rinj. Në mbrëmjen e datës 22 prill do të paraqiten rreth 22 nxënës të shkollave të muzikës që vijnë nga të gjitha rajonet kryesore të Kosovës. Kjo është hera e parë që organizohet një aktivitet i tillë në kuadër të Festivalit duke krijuar kështu një mundësi unike për prezantimin e punës së nxënësve të shkollave të muzikës në Kosovë. Pastaj, gjatë 3 mbrëmjeve të radhës me 24 dhe 25 prill do të performojnë studentët e Fakultetit të Arteve, Dega e Artit Muzikor, pianistët por edhe solistë të tjerë të shoqeruar nga pianet si dhe mbrëmja e Skena Juvenis me 26 prill ku do të paraqiten 6 pianistë shumë të talentuar nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria me program tejet të pasur dhe të larmishëm pianistik. 
  • Këtë vit, është bërë e mundur që Festivali të mbahet në kuadër të kampusit të Universitetit të Prishtinës, në ndërtesën e administratës qëndrore të Universitetit, duke i dale në ndihmë kështu komunitetit artistik, të cilit i mungojnë hapësirat për performanca artistike të kësaj natyre. 

Ndërsa në vijim mund ta gjeni fjalën e plotë të drejtorit të Bankës sonë, Robert Wright:

“Jam shumë i kënaqur të jem me ju sot dhe të shoh se si Chopin Piano Festival ka rritur dukshëm aktivitietet gjatë këtyre tetë vjetëve që ne kemi qenë njëri nga sponsorët kryesorë e këtij eventi.

Përveç që kanë sjellur artistë të njohur kosovarë dhe ndërkombëtarë të performojnë në Kosovëm, ky festival po ashtu po ua ofron mundësinë shumë artistëve të rinj nga e gjithë Kosova për të promovuar punën e tyre.

Është pikërisht ky përkushtim dhe puna e shkëlqyer e profesoreshës Lejla Pula dhe artistëve të tjerë që e kanë bërë Bankën Raiffeisen në Kosovë të mbështesë këtë festival që nga fillimi.

Duke parë talentin dhe suksesin e të rinjve në Kosovë, ne kemi vendosur që përkrahjen tonë për projekte të kulturës por edhe sportit ta zgjerojmë edhe në qytetet tjera të Kosovës përmes një thirrje për aplikim dhe ky konkurs sapo është hapur javën e kaluar.

Ndërsa sot, unë do ta konfirmoj edhe njëherë përkushtimin e Bankës Raiffeisen për të vazhduar mbështetjen tonë për Chopin Piano Festival në vitet e ardhshme si dhe përpjekjen tonë për të indentifikuar iniciativa të reja që do t’i ndihmonin artistët për të zhvilluar tutje kulturën dhe artin në Kosovë.”




Projekti ATOMI 2017

Per vitin e 6-te me radhe Banka vazhdon ta perkrahe projektin ATOMI. Duke pasur per qellim perkrahjen e projekteve edukative per te rinjet ne Kosove, projekti ATOMI ka deshmuar te jete nje nag projektet me serioze ne kete drejtim. 

"ATOMI nuk do të ekzistonte pa besimin dhe pa përkrahjen e donatorëve! Raiffeisen Bank Kosova është kompania e parë që ka besuar te ATOMI që kur ka qenë vetëm si ide dhe e ka mbështetur çdo vit ATOMI-n që prej fillimit e deri më sot, për gjashtë vite me radhë. Kjo e bën Banken Raiffeisen donatorin më besnik të ATOMI-t, rrjedhimisht edhe bashkëmeritore për zhvillimin, arritjet dhe sukseset e ATOMI-t. ATOMI është shumë mirënjohës ndaj bankes për këtë besim, besnikëri dhe përkrahje të vazhdueshme për ATOMI-n!" tha Jusuf Thaçi - Drejtor Ekzekutiv i Institutit ATOMI

Instituti ATOMI ka për qëllim:

- Promovimin dhe stimulimin e mendjes, intelektit, dhuntisë, talentit, krijimtarisë, kreativitetit dhe inovacionit në të gjitha fushat.

- Identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente (në tekstin e mëtejmë atomist) në të gjitha format dhe drejtimet, siç është ofrimi i mundësive, kushteve, trajtimit, përkujdesjes dhe shkollimit të veçantë për atomistët, në mënyrë që përmes kësaj ata të kenë mundësi që potencialin e tyre ta zhvillojnë dhe realizojnë deri në maksimum, duke i kontribuar kështu interesit të tyre personal në radhë të parë, por në të njëjtën kohë edhe interesit të përgjithshëm shoqëror, duke dhënë kontribut me talentin e tyre në zhvillimin moral, psikik, social, politik, ekonomik, shkencor, industrial, teknologjik, etj., të vendit dhe shoqërisë.

- Promovimin e vlerësimeve, shërbimeve, hulumtimeve dhe publikimeve psikologjike e sociale konform kritereve e standardeve të mirëfillta shkencore, profesionale dhe etike për të gjitha palët e interesuara.