Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen Bank në Kosovë lanson 'Elevator Lab Challenges'

  • "Elevator Lab Challenges" po kërkon ide innovative në Kosovë
  • Tetë bankat e rrjetit të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) po mbështesin programin "Elevator Lab" me sfidat locale
  • "Elevator Lab" fillon raundin e dytë më 1 maj 2018 në nivel të grupit të RBI

Me 10 Prill Banka Raiffeisen në Kosovë lancoi programin  "Elevator Lab Challenge" (Sfidat e Elevator Lab). Hapja e fazes së aplikimit do të bëhet me datën 23 prill dhe do të jetë e hapur deri më 25 maj 2018. Ndërmarrjet nga Kosova do të kenë kohë deri më 25 maj të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre nga fushat e analizave të  avancuara (Advanced Analytics), shërbimeve bankare për bizneset korporata, teknologji të investimit dhe tregtisë, përvoja e re në degë, open baking dhe RegTech.

Gjatë fazës së aplikimit Banka Raiffeisen do të organizojë sesione informative të hapura për të gjithë të interesuarit në Innovation Center Kosova (ICK) në Prishtinë. Poashtu në bashkëpunim me ICK do të organizojmë ngjarje interesante që zgjojnë interes dhe kreativitet ne fushën e teknologjisë, inovacionit dhe FinTech.

Në "Elevator Lab Challenges" në Kosovë do të shpallen pesë fitues. Fituesi i parë do të fitoj çmimin prej 5,000 Eur dhe do të ketë mundësinë që automatik të shkoj në Vienë për programin "Elevator Lab" në semi finale në nivel të grupit. Vendi I dytë do të fitoj mundesinë e inkubumit në ICK dhe çmimin ne vlerë 2,500 Eur, ndersa tri vendet tjera do të kenë mundësi që të vazhdojnë punën e tyre si pjesë e inkubatorit neëICK me të gjitha benefitet që ICK iu ofron këtyre kompanive. Për më shumë informata lidhur me "Elevator Lab Challenge" në Kosovë ju lutem vizitoni www.elevator-lab.com/xk.

Tetë bankat e rrjetit të RBI në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) po mbështesin programin "Elevator Lab" me sfidat lokale, duke e bërë programin më të madh e EQL-së. Përveç Bullgarisë, ekosistemet teknologjise në Shqipëri, Bjellorusi, Kosovë, Rumani, Rusi, Serbi dhe Sllovaki gjithashtu trajtohen në mënyrë specifike përmes sfidave lokale. Fituesit përkatës të tetë "Challenge Lab Labs" vendas do të marrin një pjesë në gjysmëfinale të grupit të gjerë "Elevator Lab" dhe kështu do të kenë mundësinë ta jenë pjesë e top 15 finalistëve në Vjenë në shtator 2018.

"Elevator Lab" fillon raundin e dytë më 1 maj 2018 në nivel të grupit të RBI

"Për pothuajse 30 vjet, RBI ka qenë i suksesshëm në rajonin e EQL-së. Prandaj, ne e dimë se sa shumë potencial ekonomik dhe krijues ka ky rajon i larmishëm dhe dinamik për të ofruar. Me këto sfida lokale ne duam që në mënyrë specifike të mbështesim ekosistemet e ndërmarrësve në rajon dhe t'i japim kompanive të reja mundësinë për të konkurruar në një skenë ndërkombëtare me fintechs nga e gjithë bota ", thotë Johann Strobl, CEO i RBI, për motivet prapa formatit të ri të programit "Elevator Lab".

Përvoja nga raundi i parë i programit "Elevator Lab" ka treguar se bashkëpunimi midis kompanive të reja dhe RBI-së i bën dobi të dy palëve. Brenda pak muajsh, u zhvilluan pesë pilot projekte me ndërmarrjet pjesëmarrëse, të cilat tani janë në fazën e testimit dhe zbatimit. RBI i konsideron startuesit si partnerë në një nivel të barabartë dhe me qëllim heq dorë nga pjesëmarrja e ekuitetit në këtë fazë. Qëllimi i përbashkët është që t'i përgjigjet edhe më mirë nevojave të 16.5 milionë klientëve të RBI-së dhe të shfrytëzojë burimet e reja të të ardhurave nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja dhe produkteve inovative.

Faza e aplikimit në nivel të grupit "Elevator Lab" është e hapur nga 1 maji deri më 24 qershor. Kompanitë e reja mund të aplikojnë për programin në nivel të Grupit nëpërmjet internetit www.elevator-lab.com. Për të dy programet atë në nivel të Grupit dhe lokal idetë dhe zgjidhjet do të jenë nga këto fusha analizave të  avancuara (Advanced Analytics), shërbimeve bankare për bizneset korporata, teknologji të investimit dhe tregtisë, përvoja e re në degë, open baking dhe RegTech mund të dorëzohen në program.

* * *

Për RBI
Raiffeisen Bank International AG (RBI) e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave  dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj. 14 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga ofrues të shumtë të shërbimeve të  specializuara financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve, si dhe bashkimet (mergers) dhe akuizicionet.

Në total, më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë 16.5 milionë klientëve përmes 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave janë të vendosura në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat rajonale të Raiffeisenit zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale të Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.