Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen Bank “Banka më e mirë” në Kosovë

• Gjithashtu RBI  është “Banka më e mirë në EQL & BSHP”, “Banka më inovative në EQL dhe BSHP" si dhe “Produkti më i mirë i lansuar në EQL dhe BSHP”
• Gjithsej 23 çmime për RBI Group në "European Banking Awards" të EMEA Finance - “Banka më e mirë”, “Banka më e mirë e huaj”, “Banka më e mirë e investimeve” dhe “Banka më e mirë private” në 15 vende

 

Jo më pak se 23 çmime meritore iu dhanë Grupit RBI në “European Banking Awards” të EMEA Finance. Revista me famë  e financave e shpalli RBI si “Banka më e mirë në EQL dhe BSHP” dhe degën e saj sllovake Tatra banka si “Banka më inovative në EQL dhe BSHP”.  Gjithashtu, ajo dekoroi Tatra bankën për aplikacionin e saj të pagesave bankare përmes celularit “mobile banking” me çmimin “Produkti më i mirë i lansuar në EQL & BSHP”.

 

Për më tepër, EMEA Finance përzgjodhi RBI dhe bankat e saj vartëse si “Banka më e mirë” në Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, pastaj si “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri, Bjellorusi, Rumani dhe Rusi, si “Banka më e mirë e investimeve” në Austri, Rumani, Rusi “Banka më e mirë e huaj e investimeve” dhe Serbi, si “Banka më e mirë private” në Bullgari, Çeki dhe Poloni si dhe si “Menaxheri më i mirë i aseteve” në Bullgari dhe Sllovaki.

 

“RBI është Banka më e mirë në EQL & BSHP sipas EMEA Finance. Banka vazhdon të operojë me bilanc pozitiv duke gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 587 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2017 dhe duke përfunduar bashkimin me RZB amë. Veprimet e shpejta dhe efektive të bankës për të rivendosur profitabilitetin, ristrukturimi në Ukrainë si dhe lëvizjet vendimtare për t'u përqendruar në tregje të caktuara kryesore dhe njëkohësisht duke u larguar nga tregje të tjera, kanë bërë që banka të jetë të paktën një vit përpara afatit të paraparë përkitazi me planin e saj të riorganizuar strategjik. RBI synon me vendosmëri të vazhdojë me progresin e mirë të arritur duke i ulur kreditë e saj joperformuese dhe perspektiva e saj është shumë e mirë”, ka thënë Christopher Moore, botues dhe kryeshef ekzekutiv në revistën EMEA Finance.

 

“Rezultati i shkëlqyer në  Europe Banking Awards të EMEA Finance konfirmon se RBI është në rrugën e duhur. Jo vetëm që Grupi ka performancë të mirë, por gjithashtu dëshmohet të jetë përcaktues i agjendës në fushën e inovacionit dhe bankingut digjital”, komenton kryeshefi ekzekutiv i RBI, Johann Strobl.

 

***

 

Revista EMEA Finance është revista e vetme e dedikuar ekskluzivisht për të raportuar për evenimentet financiare, ngjarjet dhe triumfet e iniciuara dhe të ndikuara nga industria financiare ndërkombëtare në rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës (EMEA). Personalitetet kryesore financiare që vazhdimisht krijojnë gjëra të reja dhe shtyjnë gjërat përpara profilizohen rregullisht, duke krijuar një platformë për audiencën tonë për të arritur një të kuptuar më të plotë dhe gjithëpërfshirës të kolegëve të tyre dhe të rejave të industrisë. Revista i drejtohet një audience të nivelit ekzekutiv që përfshin kryeshefat ekzekutivë, zyrtarët kryesorë financiarë dhe zyrtarët kryesor të investimeve.

EMEA Finance Limited prodhon një revistë kryesore, konferenca të ndërlidhura dhe një faqe interneti. Këto shërbime gjithëpërfshirëse të informacionit plotësohen me shërbimin tonë të rregullt të lajmeve përmes postës elektronike, emeafinance eNeës, dhe nga konferencat në të gjithë rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

 

Raiffeisen Bank International AG (RBI) e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave  dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj. 14 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga ofrues të shumtë të shërbimeve të  specializuara financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve, si dhe bashkimet (mergers) dhe akuizicionet (M&A).

Në total, pothuajse 50,000 punonjës u shërbejnë 16.5 milionë klientëve nëpërmjet më shumë se  2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave janë të vendosura në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat rajonale austriake të Raiffeisenit (The Austrian Regional Raiffeisen Banks) zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të afiliuara të  kreditimit si dhe ofron shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

 

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ose

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com