Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

RBI me fitim të konsoliduar prej 910 milionë eurosh deri në fund të shtatorit 2017

  • Të ardhurat neto nga interesi rriten për 2.2 për qind nga viti në vit në 2,391 milionë euro (1-9/2016 pro forma: 2,340 milion euro)
  • Të ardhurat operative rriten për 4 për qind në 3,889 milion euro (1-9/2016 pro forma: 3,737 milion euro)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative mbetën stabile në 2,291 milionë euro (1-9/2016 pro forma: 2,294 milionë euro)
  • Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi zvogëlohen për 68.1 për qind në 160 milionë euro (1-9/2016 pro forma: 501 milion euro)
  • Fitimi para tatimit rritet për 66.6 për qind në 1.301 milion € (1-9/2016 pro forma: 781 milionë euro)
  • Fitimi pas tatimit rritet për 93.2 për qind në 1,012 milionë euro (1-9/2016 pro forma: 524 milionë euro)
  • Fitimi i konsoliduar rritet për 109.9 për qind në 910 milionë euro (1-9/2016 pro forma: 433 milionë euro)
  • Raporti i kredive jo performuese zvogëlohet për 2 pikë përqindjeje në 6.7 për qind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)
  • Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (kalimtar) mbetet stabil në 12.7 për qind në krahasim me fundin e vitit 2016 (pro forma)
  • Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngarkuar plotësisht) rritet për 0.1 pikë përqindjeje në 12.5 për qind krahasuar me fundin e vitit 2016 (pro forma)

Të gjitha shifrat bazohen në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

" Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet për nëntë muajt e parë. Ne kemi rritur të ardhurat neto nga interesi në një shkallë të vogël, ndërsa të ardhurat neto të komisionit në një shkallë të konsiderueshme, si dhe i kemi mbajtur shpenzimet e përgjithshme administrative stabile nga viti në vit," tha CEO i RBI-së, Johann Strobl.

Grupi i kryesuar nga Raiffeisen Bank International AG (RBI) raportoi fitim para tatimit prej 1,301 milionë euro për tre tremujorët e parë të vitit 2017, një rritje prej 66.6 për qind ose 520 milion euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi u ulën ndjeshëm nga viti në vit, si dhe biznesi operativ tregoi një zhvillim pozitiv gjithashtu: Të ardhurat operative u rritën për 4 për qind nga viti në vit, ose 151 milionë euro, në 3,889 milionë euro, ndërsa shpenzimet e përgjithshme administrative mbetën stabile. Fitimi pas tatimit u rrit për 93.2 për qind nga viti në vit në 1.012 milionë euro. Fitimi i konsoliduar për periudhën raportuese ishte 910 milionë euro, që korrespondon me një rritje prej 109.9 për qind ose 476 milionë euro.

"Rritja e madhe ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore reflektohet në të gjitha segmentet tona. Ne raportojmë fitime në të gjitha tregjet tona," tha Strobl.

Të ardhurat neto nga interesi shënuan rritje të lehtë

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2017, të ardhurat neto nga interesi u rritën për 2 për qind nga viti në vit, ose 52 milionë euro, në 2,391 milionë euro. Kjo kryesisht i atribuohet rritjes prej 62 milionë euro të të ardhurave neto nga interesi në valutë në Rusi, ndërkohë që një rënie e vogël u shënua në tregjet tjera për shkak të normave të vazhdueshme të ulëta të interesit.

Shpenzimet e përgjithshme administrative mbetën stabile

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shpenzimet e përgjithshme administrative  ranë për 3 milion euro në 2,291 milion euro. Shpenzimet e stafit ranë për 4 milionë euro nga viti në vit në 1,145 milionë euro.

Raporti kosto/të ardhura u përmirësua për 2.5 pikë përqindjeje në 58.9 për qind, kryesisht për shkak të të ardhurave më të larta operative.

Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi janë ulur për 68 për qind

Provizionet neto për humbjet nga zhvlerësimi rënë për 68 për qind, ose 341 milion euro në përgjithësi nga viti në vit në 160 milionë euro.

Në krahasim me fundin e vitit 2016, raporti i kredive jo performuese (NPL) u përmirësua nga 2.0 pikë përqindjeje në 6.7 për qind. Kreditë jo performuese në krahasim me provizionet për humbjet nga kreditë prej 3,778 milionë euro, duke rezultuar në raportin e mbulimit të NPL prej 69.4 për qind, në krahasim me 75.2 për qind në fund të vitit 2016.

"Ne kemi bërë progres shumë të mirë në lidhje me zvogëlimin e kredive me probleme dhe tashmë kemi tejkaluar objektivat tona për tërë vitin në këtë drejtim," tha Strobl.

Raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngarkuar plotësisht) prej 12.5 për qind

Bazuar në rrezikun total, raporti i kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (kalimtar) ishte 12.7 për qind, ndërsa raporti i kapitalit total (kalimtar) ishte 18.0 për qind.

* * * * *

Ju mund t'i qaseni versionit online të raportit tremujor në http://qr032017.rbinternational.com. Versioni Gjerman është i disponueshëm në http://zb032017.rbinternational.com. Versionet e printuara mund të porositen gjithashtu nëpërmjet faqes së internetit të RBI-së.

* * * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 14 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga shumë kompani të shërbimeve financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve si dhe në fushën e M&A (bashkimeve dhe akuizicioneve).

Në total, pothuajse 50,000 punonjës u shërbejnë 16.5 milionë klientëve përmes 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave janë të vendosura në EQL. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat austriake rajonale të Raiffeisen-it zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, RBI është instituti qendror i bankave rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera të afiliuara të kreditimit dhe ofron shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) or

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com