Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

RBI raporton fitim të konsoliduar prej 399 milionë eurosh për tremujorin e parë

  • Të ardhurat neto nga interesi shënuan rritje prej 4.0 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke arritur në 829 milionë euro (TM1/2017: 797 milionë euro)
  • Të ardhurat operative shënuan rritje prej 3.0 për qind, duke arritur në1,291 milionë euro (TM1/2017: 1,253 milionë euro)
  • Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan rënie prej 0.7 për qind, duke arritur në 740 milionë euro (TM1/2017:745 milionë euro)
  • Zhvillimet pozitive në humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare:83 milionë euro (TM1/2017: minus 82 milionë)
  • Fitimi para tatimit shënoi rritje për 60.3 për qind, duke arritur në 529 milionë euro (TM1/2017: 330 milionë euro)
  • Fitimi pas tatimit shënoi rritje për 68.7 për qind, duke arritur në 430 milionë euro (TM1/2017: 255 milionë euro)
  • Fitimi i konsoliduar shënoi rritje prej 81.4 për qind, duke arritur në 399 milionë euro (Q1/2017:220 milionë euro)
  • Raporti i kredive jo-performuese shënoi rënie prej 0.3 pikësh përqindjeje nga 5.4 përqind krahasuar me fundin e vitit 2017
  • Raporti i të kapitalit të zakonshëm të klasit 1 (i ngrakuar plotësisht. përfshirë rezultatin e tremujorit) shënoi rritje prej 0.1pikësh përqindjeje, duke arritur në 12.8 për qind krahasuar me fundin e vitit
  • Fitimi për aksion arriti në 1.17 euro (TM1/2017: 0.67 euro)

Vjenë, 15 maj 2018 - Raiffeisen Bank International AG (RBI) gjeneroi një fitim të konsoliduar prej 399 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2018.

"E kemi nisur vitin mbarë. Kemi arritur të përmirësojnë rezultatin tonë operativ krahasuar me vitin paraprak, si dhe të lirojmë provizionet për humbjet nga zhvlerësimi," tha Johann Strobl, Kryeshef Ekzekutiv i RBI-së.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2018, të ardhurat neto nga interesi u rritën për 4 për qind ose 32 milionë euro, duke arritur në 829 milionë euro, krahasuar me vitit paraprak. Rritja ishte rezultat i përmirësimit prej 5 pikave bazë në marzhën neto të interesit në 2.49 për qind dhe i rritjes prej 1 për qind në aktivet me interes të Grupit për shkak të rritjes së kredive afatshkurtra.

Shpenzimet e përgjithshme administrative shënuan një rënie të lehtë prej 5 milionë  euro krahasuar me vitin paraprak, duke arritur në 740 milionë euro. Raporti kosto/të ardhura u përmirësua me 2.1 pikë përqindjeje, duke arritur në 57.3 për qind.

Lirimi neto prej 83 milionë eurosh

Në periudhën raportuese, lirimi neto në humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare ishte 83 milionë euro, krahasuar me alokimin neto prej 82 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ky zhvillim pozitiv ishte rezultat i mjedisit të favorshëm makro-ekonomik në aspektin e qarkullimit hyrës, si dhe i rikthimeve të suksesshme në vlerë prej 135 milionë euro.

Në fund të marsit 2018, raporti i KJP-ve ishte 5.4 për qind, 0.3 pikë përqindjeje më i ulët se në fillim të vitit.

Perspektiva

"Jemi të sigurt për këtë vit financiar dhe kemi plane ambicioze për të. Do të çojmë përpara projektet tona digjitale dhe do ta përmirësojmë më tej efikasitetin e RBI-së," tha Strobl.

RBI-ja do të synojë rritjen e kredive me rritje të përqindjes mesatare vjetore në zonën e mesit njëshifrorë.

Humbjet nga zhvlerësimi i aseteve financiare (kostot e rrezikut) në vitin 2018 pritet të jenë në nivelin e vitit 2017.

RBI-ja parashikon që raporti i KJP-ve do të zvogëlohet më tej në periudhën afatmesëm.

Banka synon të arrijë një raport kosto/të ardhura prej më pak se 55 për qind në periudhën afatmesëm.

Banka synon një kthim të konsoliduar në ekuitet prej përafërsisht 11 për qind në periudhën afatmesëm.

RBI-ja gjithashtu synon të arrijë raport të CET1 (i ngarkuar plotësisht) prej rreth 13 për qind pas dividendës në periudhën afatmesëm.

Bazuar në këtë synim, ajo synon të distribuoj dërmjet 20 dhe 50 për qind (raporti i pagesës së dividendës) të fitimit të konsoliduar.

Synimet në këtë perspektive përfshijnë ndikimin nga IFRS 9 dhe FINREP; shitja e operacioneve bankare themelore në Poloni nuk është pasqyruar.

* * * * *

Raporti i tremujorit mund të gjendet në internet në http://qr012018.rbinternational.com. Versioni në gjuhën gjermane mund të shkarkohet nga http://zb012018.rbinternational.com. Versionet e shtypura mund të porositen po aty.

* * * * *

RBI e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave  dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj amë. 14 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Për më tepër, Grupi RBI përbëhet nga ofrues të shumtë të shërbimeve të  specializuara financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve, dhe M&A.

Gjithsej, pothuajse 50,000 punonjës u shërbejnë 16.6 milionë klientëve nëpërmjet më shumë se  2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave gjenden në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat rajonale austriake të Raiffeisenit zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë. Brenda Austrian Raiffeisen Banking Group, RBI është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve tjera partnere të kreditimit si dhe ofron shërbime të rëndësishme në këtë funksion

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni:

Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com) ose

Christof Danz (+43-1-71 707-1930, christof.danz@rbinternational.com)

http://www.rbinternational.com