Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +383 38 222 222

Mob: +383 49 222 222

F: +383 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Njoftim: Përditësimi i të dhënave

Të nderuar klientë,

Banka Raiffeisen në Kosovë është në proces të përditësimit të të dhënave dhe dokumentacionit të klientëve të saj. Ky proces është obligim ligjor bazuar në Ligjin e Republikës së Kosovës Nr. 05 / L-096.

Ju ftojmë për bashkëpunim me qëllim të përmbushjes së këtij obligimi ligjor duke ju kërkuar që të paraqiteni në degën më të afërt të bankës për të realizuar përditësimin e të dhënave tuaja. Në rast të mos kryerjes së këtij obligimi, ju informojmë se Banka Raiffeisen është e detyruar të bëjë ngrirjen e llogarive deri në përditësimin e të dhënave dhe dokumentacionit tuaj.

Gjatë ditëve në vijim, ju do të kontaktoheni nga zyrtari i bankës i cili do t’ju njoftojë në detaje në lidhje me afatin dhe dokumentet e nevojshme për përmbushjen e këtij obligimi ligjor. 


Më poshtë gjeni listën e dokumenteve qe duhet të sillni në Bankë

Për individ:

Shtetas të Kosovës

• Letërnjoftimi apo Pasaporta e vlefshme nga Republika e Kosovës
• Dokument për verifikim të adresës (faturë të rrymës, ujit ose çfarëdo dokumenti që përmban adresën tuaj të banimit- fatura jo më e vjetër se 3 muaj).

Shtetas të huaj

• Pasaporta e vlefshme
• Leje e qëndrimit / punës e Republikës së Kosovës
• Një nga dokumentet plotësuese, p.sh.: Letërnjoftim, Kartelën nga punëdhënësi, apo dëshmi bankare nga shteti amë (Çeqe, Kartelë Krediti/Debiti, Ekstrakt Bankar, etj.)

Për biznese:

Ju lutemi të vizitoni degën më të afërt që të informoheni më hollësisht në lidhje me dokumentet e nevojshme të bizneseve për përditësimin e të dhënave.

Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunim