THIRRJE PËR APLIKIM

PËR PROJEKTE QË DO TË PËRKRAHEN GJATË VITIT 2018

Duke e pasur prioritet përkrahjen e zhvillimit të fushave të ndryshme të shoqërisë, edhe në vitin 2018 Banka Raiffeisen ka ndarë buxhet të caktuar për të përkrahur projekte të ndryshme në fushën e kulturës dhe sportit.

Me këtë buxhet do të mbështesim projekte të paraqitura nga organizata, vendase apo të huaja, të cilat kanë për qëllim promovimin e vlerave në fushën e artit, kulturës, trashëgimisë kulturore, si dhe zhvillimin e sportit.

Për të qenë më gjithëpërfshirës, këtë vit kemi planifikuar që të përkrahim nga një projektnë shtatë rajone te Kosovës, të cilat do të përzgjedhen në bazë të kritereve dhe rëndësisë të përshkruara në dokumentin bazë (Kushtet dhe Termat Kulturë, Kushtet dhe Termat Sport).

Shuma për një projekt të përkrahur është prej 1'000 euro - 4'000 euro.

Të gjithë të interesuarit, mund të aplikojnë deri më datë 30 prill 2018, kurse përzgjedhja përfundimtare do të shpallet deri më datë 15 maj 2018.

Duke vlerësuar punën tuaj dhe vullnetin për të çuar përpara kulturën dhe sportin e vendit tonë, ju inkurajojmë të aplikoni nëpërmes formës së aplikimit të paraqitur më poshtë.

Pas përfundimit të aplikimit do të pranoni një konfirmim për aplikim, si dhe mund të kontaktoheni për më shumë informata.

Plotëso formularin dhe fushat e kërkuara (*)

Zgjedh fushën e projektit që aplikoni

Ngarko të gjitha dokumentet një nga një këtu *