Raiffeisen Gallery e lokalizuar në Albi Shopping Mall, hapsira për artin dhe artistët e ri kosovar në vend.

Raiffeisen Gallery është hapur me 20 Shtator 2016 si një pilot projekt në vazhdën e projekteve të Bankës Raiffeisen për kthim te komuniteti dhe investim në promovimin e artit, kulturës, si aspekte vitale për shoqrinë kosovare.

E vendosur në Albi Mall (kati i parë, hyrja kryesore, korridori kryesor) Raiffeisen Gallery zë vend në një hapsirë qëndrore, me vizibilitet primar, dhe mundësi fantastike për promovim të artit dhe artistëve të rinj kosovar, tek publiku.

“Kjo ide per promovimin e artistëve në një shopping mall si Albi Mall, është ideja më e mirë që e kam dëgjuar dhe që e kam provuar unë si artist” tha artisti i parë i Raiffeisen Gallery.

Lokacioni ku ekspozohen veprat e artit është mjaft imponues dhe gjatë tërë kohës ka vizitor kurioz të shohin dhe të interesohen për punët e ekspozuara.

Eshtë shumë ndryshe me hapësirat ku zakonisht ekspozojnë artistët, këtu kanë qasje të gjithë.