Kontakt

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Glavno sediste

Adresa

Ul. Migjeni br.72

10000 Priština, Kosovo

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kod : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen Gallery, mundësi alternative për promovimin e artistëve të rinj

Banka Raiffeisen ka improvizuar një hapërsirë alternative në Albi Mall për promovimin e artistëve të rinj duke ju ofruar edhe qytetarëve mundësi të njihen me veprat e artit në një ambient më ndryshe.

Prishtinë, 23 nëntor 2016 - Në kuadër të aktiviteteve për përkrahjen e komunitetit në Kosovë, Banka Raiffeisen ka improvizuar një hapësirë në qendrën tregtare ALBI Mall e cila shfrytëzohet si hapësirë alternative për promovimin e punës së artistëve të rinj.  Hapësira është funksionalizuar në muajin tetor të këtij viti dhe do të jetë e hapur për një vit. Çdo muaj, kjo hapësirë do të shfrytëzohet nga një artist i ri i cili do të promovojë punimet e tij.

"Deri më tani, ne kemi mbështetur projekte të ndryshme kulturore në Kosovë. Por, kjo formë e mbështjetjes duke ju ofruar artistëve të rinj hapërsirë alternative për ekspozimin e punimeve të tyrë është diçka e re edhe për neve. Unë shpresoj shumë se kjo inciativë do të kontribojë në promovimin e artit në përgjithësi si dhe do t'ju ndihmojë artistëve të rinj në zhvillimin e karrierës së tyre", tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Duke qenë se kjo është hera e parë që Banka merr një iniciativë të tillë, koordinimi sa i përket përzgjedhjes së artistëve është bërë në bashkëpunim me profesoreshën Zake Prelvukaj. Për vitin e parë, janë zgjedhur 12 artistë të rinj, studentë dhe të sapodiplomuar nga Fakulteti i Arteve në Universititetin e Prishtinës.

Znj. Prelvukaj e ka mirëpritur këtë mundësi për artistët e rinj duke vlerësuar se "përvoja ekspozuese është shumë e nevojshme, sepse punimet që realizojnë të rinjtë duhet të ballafaqohen me publikun. Në këtë mënyrë, artistët u rezistojnë kritikave dhe fillojnë të bashkëpunojnë në grupe vendore dhe ndërkombëtare. Këta artistë të rinj lexojnë, e dinë arsyen pse janë nisë në këtë rrugë jo të lehtë. Hulumtojnë, dinë gjuhë, dhe kanë intelegjencë, e cila i shërben koncepteve dhe karakterit krijues."

Nëse kjo iniciativë është e suksesshme për artistët që ekspozojnë punimet e tyre, Banka do të vazhdojë me këtë iniciativë edhe vitin tjetër dhe përzgjedhja e artistëve të rinj do të koordinohet përmes një konkursi të hapur.

Për më shumë informacione, kontaktoni zyrën për marrëdhënie me publikun në Bankën Raiffeisen në 038 222 222 lok. 124.