Kontakt

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Ulica Migjeni, br. 72

10000 Priština, Kosovo

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kod : RBKOXKPR

*iban_lbl : *ibann_code

Arrihet në parim pajtimi për bashkimin e RZB me RBI

Vjenë, 6 tetor 2016 - Bordi Menaxhues dhe Mbikqyrës i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe Raiffeisen Bank International AG (RBI) kanë miratur në parim vendimin për të bashkuar RZB dhe RBI. Në lidhje me këtë, janë definuar edhe nivelet preliminare të vlerësimit të njësive që do të bashkohen. RZB do të bashkohet dhe përfshihet në kuadër të RBI. Kompania e bashkuar do të vazhdojë të jetë e listuar në bursë.

Transaksioni përfshin funksionet e RZB si institucioni qëndror i Austrian Raiffeisen Banking Group si dhe pjesëmarrja e kapitalit të RZB, duke përjashtuar shitjen e pjesërishme të planifikuar për UNIQA shareholding. Të gjitha kontributet për fitimin dhe të hyrat neto nga vlerësimet e aksioneve që do të shiten janë larguar nga bilanci i të hyrave, por janë të përfshira në kapital. Kapitali themeltar i njësive të bashkuara, i bazuar në kalkulimet pro forma, do të jetë 11.3 për qind më 30 qershor 2016.

Nivelet e vlerësimit preliminar të përcaktuara për njësitë që do të bashkohen janë bazuar në vlerësimin e fundit relativ të bërë nga dy kompani të licensuara ndërkombëtare vlerësuese. Duke u bazuar në këtë vlerësim, Menaxhmenti pret se përqindja e aksioneve të lira në treg do të jetë diku në mes të 34.6 dhe 35.7 për qind (më herët ishte 39.2 për qind, në secilin rast e bazuar në numrin e aksioneve outstanding, të cilat përjashtojnë aksionet e thesarit) sapo të realizohet transaksioni. 

Bordi Menaxhues i RZB dhe RBI ka angazhuar vlerësuesit ndaras nga njëri tjetri për të bërë vlerësime konkuruese në bazë të metodologjisë së zbritjes së dividentës sipas standardeve vlerësuese ndërkombëtare. Vlerësimi i drejtë për raportin e shkëmbimit final, i cili ende nuk është definuar, duhet të konfimohet nga një auditor i pavarur për bashkimin e kompanive i caktuar nga gjykata ashtu siç parashihet me ligjin e Austrisë për bashkimin e kompanive.

Takimi i përgjithshëm i RBI në të cilin pritet të votohet për bashkimin - ku kërkohet shumica e përfaqësusve të kapitalit në vlerë prej 75 për qind - është planifikuar të mbahet me 24 janar 2017. Dokumentet e kërkuara për bashkim - pas finalizimit të raportit të shkëmbimit dhe ekzaminimit të domosdoshëm ligjor nga Bordi Mbikqyrës dhe auditorët e jashtëm - do të publikohet me 23 dhjetor 2016.

Objektivat financiare të RBI do të mbeten efektive dhe të pandryshuara dhe do të zbatohen edhe për kompaninë e bashkuar pasi të kryhet transaksioni i procesit të bashkimit. Raporti i kapitalit themeltar të paktën 12 për qind dhe raporti i kapitalit të përgjithshëm 16 për qind janë objektivat për vitin 2017. Kthimi në kapital para tatimit prej 14 për qind dhe kthimi në capital prej përafërsisht 11 për qind synohen të arriten në terma afatmesme. Ndërsa objektiva tjetër ka të bëjë me arritjen e raportit të shpenzimeve/të hyrave prej diku 50 dhe 55 për qind në terma afatmesme.