Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Shërbimet e pagesave

Dërgimi dhe pranimi i fondeve nuk kanë qenë asnjëherë më i lehtë dhe efikas. Banka Raiffeisen ju ofron transfere në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Duke pasur një rrjet të madh bankar në Kosovë dhe numrin më të madh të bankave korresponduese në gjithë botën duke bërë që transferet tuaja të kryhen më shpejt dhe sigurtë.

Banka Raiffeisen ju ofron klientëve të saj kartelën VISA dhe MasterCard, kartela këto të pranuara ndërkombëtarisht të cilat ju ofrojnë qasje në llogaritë tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë brenda dhe jashtë vendit .

Vërejtje: Në rast të humbjes/vjedhjes së kartelës suaj, ju duhet të telefononi menjëherë në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose të ofroheni në degën më të afërt të bankës Raiffeisen.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Nëse një kompani tek e cila ju do të bëni transfer të parave ka poashtu llogarinë e hapur në Bankën Raiffeisen në Kosovë, transferi juaj do të konsiderohet si transfer ndërbankar i cili ka këto përparësi:

- Përfituesi i transferit ndërbankar do të pranojë fondet e transferuara në të njëjtën ditë kur ju të udhëzoni ekzekutimin e transferit ndërbankar të parave.

- Transferet ndërbankare që bëhen në mes të llogarive të Bankës Raiffeisen në Kosovë do të jenë transfere pa pagesë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Banka Raiffeisen është e lidhur me Zyrën e barazimit të llogarive ndërbankare të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës. Kjo na mundëson që të bëjmë transfere vendore të cilat nënkuptojnë transferet nga dhe te përfituesi i cili ka një llogari të hapur me ndonjërën nga bankat në Kosovë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Banka Raiffeisen, si një anëtare e rrjetit SWIFT mund të ekzekutoj transfere ndërkombëtare të parave me shërbime mjaft efikase duke ofruar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave ndërkombëtare tanimë edhe nëpërmes IBAN-it.

Transferet ndërkombëtare nga Kosova në botën e jashtme

Ju mund të bëni transfere ndërkombëtare nga cilado degë ose nëndegë e bankës sonë në Kosovë.

Për t'i bërë këto transfere, ju duhet të na ofroni këto informacione:

  • Emri, mbiemri dhe adresa e përfituesit
  • Emri dhe SWIFT kodi i bankës së përfituesit
  • Numri i llogarisë së përfituesit që e ka në bankën e tij
  • Emri dhe SWIFT kodi i bankës korresponduese të bankës së përfituesit.

Transferet ndërkombëtare nga bota e jashtme në Kosovë

Ju gjithashtu mund të pranoni transfere ndërkombëtare të parave nga bota e jashtme në cilëndo degë apo nëndegë të bankës sonë.

Për t'i bërë këto transfere, ju duhet t'i ofroni kompanisë apo personit që dëshiron t'iu dërgoj transfer ndërkombëtar këto informacione:

  • Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë, SWIFT code: RBKOXKPR
  • Numri i llogarisë suaj në Raiffeisen Bank, respektivisht IBAN-i.
  • Emri i përfituesit: Emri juaj dhe i kompanisë suaj ashtu sic është regjistruar në Raiffeisen Bank.

Udhëzime për transfere ndërkombëtare

Shënim: Para se të plotësoni urdhërtransferin ndërkombëtar, gjithmonë verifikoni të dhënat në faturat e pranuara nga furnitorët. Në rast se vëreni ndonjë ndryshim të të dhënave në krahasim me faturat që keni pranuar më herët nga i njëjti furnitor (psh. kanë ndryshuar të dhënat për bankën përfituese ose ka ndryshuar edhe shteti ku duhet të bëhet transferi) kontaktoni menjëherë furnitorin tuaj.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.