Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Tregu i parasë

Këmbimi valuator

Transaksionet e këmbimit valutor përfshijnë këmbimin e dy valutave me një normë këmbimi sipas një marrëveshje të arritur. Pas aprovimit të marrëveshjes, banka ofron edhe marrëveshje përmes telefonit për kategori të caktuara të klientëve.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Thesarit në: + 381 38 222 222 lok. 129.

Letrat me vlerë lëshohen nga Ministria e Financave në emër të Qeverisë së Kosovës.

Letrat me vlerë kanë një afat të shkurtër kohor deri në një vit. Në Kosovë, letrat me vlerë lëshohen në afat kohor prej  3, 6 dhe  12 muaj. Afati kohor përfshin dallimin kohor në mes të datës së investimeve dhe afatit të maturimit.

Shembull:

Vlera fillestare: EUR 300,000.00

Yield: 7.00%

Ditët e maturimit (D): 364

Çmimi i blerjes  = 300,000 / (1+ 7.00%/365 * 364) = 280,424.09

Interesi  = Vlera fillestare  - çmimi i blerjes = 300,000.00 - 280,424.09 = 19,575.91

Në datën e maturimit, paguhet vlera fillestare ose letra me vlerë mund të riinvestohet. Interesi i mbledhur nga investimet e  letrave me vlerë është pjesë e tatimit të të hyrave. Tatimi I të hyrave bëhet në ditën e maturimit.

Ju lutem vizitoni degën më të afërt, menaxherët e llogarive ose telefononi në numrin në vijim për të marrë informacione të tjera: + 381 38 222 222 lok. 129.

Ju mund të merrni pjesë në ankandet primare, në çdo të martë të dytë të muajit (50,000 Euro min), ose ju mund t'i bleni letrat me vlerë në tregjet sekondare.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 129.