Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Mesazh nga Drejtori

I nderuar vizitor i web faqes sonë,  

Do të doja shkurtimisht ta prezantojë Bankën Raiffeisen në Kosovë.

Që nga fillimi i punës në vitin 2003, Banka Raiffeisen në Kosovë, si një degë e Raiffeisen Bank International AG ka ofruar një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për të gjitha kategoritë e klientëve si në segmetin e individëve ashtu edhe në atë të bizneseve. Këto produkte dhe shërbime tani janë në dispozicion të klientëve tanë përmes rrjetit të degëve që mbulojnë gjithë vendin si dhe përmes infrastrukturës elektronike bashkëkohore si bankomatët, qendra telefonike dhe shërbimet bankare përmes internetit.

Gjatë këtyre vjetëve sa veprojmë në Kosovë, ne kemi shënuar një rritje të rëndësishme në të gjitha aspektet e aktiviteteve tona afariste dhe kjo rritje është mbështetur nga banka jonë amë Raiffeisen Bank International AG e cila ka investuar kapital dhe burime të tjera që kanë siguar mbarëvajtjen e punës sonë. Kemi qenë mjaft aktivë në kreditimin e bizneseve dhe vazhdojmë të luajmë një rol kyç në përkrahjen e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë në Kosovë.

Përveç ofrimit të shërbimeve për klientët tanë, ne bashkëpunojmë edhe me partnerë të rëndësishëm brenda dhe jashtë si Qeveria e Republikës së Kosovës, Banka Qendore si dhe jashtë vendit si  VISA, MasterCard, Banka Botërore dhe US Treasury.

Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi se klientët tanë e konsiderojnë Bankën Raiffeisen si një partner të cilit mund t'i besojnë dhe me të cilin ata mund të ndërtojnë një marrëdhënie bashkëpunimi afatgjatë gjatë gjithë kohës sa ata kanë nevojë për përkrahje finaciare. Prandaj, nëse ju jeni duke kërkuar një bankë në të cilën mund të mbështeteni, një bankë efikase dhe që ofron teknologji, produkte dhe shërbime të standardit të lartë për klientë atëherë është pikërisht Banka Raiffeisen që do të plotësojë kërkesat dhe nevojat tuaja.

Sinqerisht,

Robert Wright

Drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen
Kryetar i Bordit Menaxhues
Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.