Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Menaxhimi i parasë

Produktet e menaxhimit të keshit janë të lidhura me shërbimet e menaxhimit të efikasitetit të likuiditetit me një rëndësi të veçantë për klientët vendor dhe ndërkombëtar. Prandaj, ne i konsiderojmë shërbimet për menaxhim të keshit si qenësore të biznesit tonë.  

Direct debit e Raiffeisen Bank

Direct debit e brendshme është një zhvillim i brendshëm i Raiffeisen Bank në Kosovë i dedikuar për grumbullimin e pagesave të faturave të aprovuara paraprakisht nga klienti dhe kompania.

Meqenëse ky është një produk i brendshëm i bankës, shërben vetëm për klientët e Raiffeisen Bank. Fillimisht, marrëveshja (debit mandati) nënshkruhet në mes të kompanisë dhe klientit.

Direct Debit e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës  

Direct debit është një metodë pagese e cila i mundëson një organizate të udhëzojë Bankës e tyre për të mbledhur shuma të ndryshme, të paguara në kohë të ndryshme drejpërdrejtë nga llogaritë e klientit, për aq kohë sa klienti ka marrë njoftim paraprak për mbledhjen e shumave dhe datave.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Raiffeisen Bank ofron procesim të shpejtë dhe efikas të pagave për kompanitë dhe punëtorët e tyre. Kompanitë kanë përparësinë e pagesave të sigurta me para jo të gatshme. Punëtorët përfitojnë të gjitha shërbimet e Raiffeisen Bank, duke përfshirë edhe kartelat VISA dhe Maestro të cilat iu mundësojnë qasje në paratë e tyre 24 orë. Përvec kësaj, ata do të kenë mundësi të shfrytëzojë njërën nga kreditë konsumuese të Raiffeisen Bank.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

 

Ky shërbim ju ofrohet klientëve për të ndihmuar dhe përmirësuar likuditetin e tyre. Produkti përbëhet nga transfere automatike i shumave të definuara paraprakisht në baza të periudhave të caktuara nga një llogari në tjetrën për klientin e njëjtë në bazë të kërkesës së klientit.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Shërbimi për depozitim ditor

Shërbimi për depozitim ditor është një produkt i ofruar nga Banka për klientët e saj duke ju mundësuar atyre depozitimin e parave të tyre gjatë orarit të punës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën, klienti pranon  "një kartelë të veçantë shërbimi për klient", 5 qese depozitimit dhe një faturë elektronike depozitimi, dhe një verifikim më të hershëm të depozitave të tyre për ta shmangur radhën.

Shërbimi për depozitim gjatë natës

Shërbimi për depozitim gjatë natës është një produkt që Banka e ofron për klientët e saj duke ju mundësuar atyre depozitimin e parave 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Shërbimi për depozitim gjatë natës është një shërbim i përshtatshëm dhe i sigurtë për të depozituar paratë tuaja apo paratë e biznesit tuaj edhe jashtë orarit të punës. Ky shërbim është në dispozion në Prishtinë dhe Pejë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Llogaria rrjedhëse 

Llogaria rrjedhëse iu mundëson të kryeni aktivitetet e përditshme afariste. Përmes kësaj llogarie, ju mund të menaxhoni të gjitha transaksionet tuaja të rregullta si dhe transfertat vendore dhe ndërkombëtare. E veçantat e kësaj llogarie është mundësia që iu ofron për kryerjen e transaksioneve në katër valuta kryesore: Euro, Dollarë amerikanë, Funta britaneze dhe Franka zviceriane.

Llogaria kolektuese

Për të gjithë ju që keni degë të biznesit tuaj kudo në Kosovë, ne iu ofrojmë llogarinë kolektuese. Ne jemi në lidhje të drejtpërdrejtë me të gjitha degët dhe nëndegët në mbarë Kosovën dhe mund t'iu ofrojmë informacione të menjëhershme përmes rrjetit tonë pavarësisht se ku e hapni llogarinë.

Llogaria Escrow

Është një marrëveshje në mes të dy palëve (kontraktuesve dhe agjendit Escroë - Raiffeisen Bank), përmes së cilës agjentit Escroë (Bankës) pranon të menaxhojë shumën escroë në logarinë escroë të hapur në Bankë, shumë e cila më pas do të lirohet sapo të përmbushen afatet dhe kushtet e definuara në këtë marrëveshje.  

Depozita me afat

Nëse keni para që nuk do t'iu nevojiten për kohë të caktuar (psh. një, tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj), depozita me afat mund të jetë një mundësi interesante për ju. Ju mund te depozitoni paratë tuaja në katër valuta kryesore, Euro, dollarë amerikan, funta britaneze dhe franka zviceriane. Depozita me afat është llogaria për fondet e së cilës paguhet interes për një afat të caktuar dhe nënkupton se fondet nuk mund të tërhiqen para këtij afati pa paralajmërim.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Raiffeisen Bank në Kosovë do të jetë e gatshme t'ju ofrojë çeqe kundrejt llogarisë suaj në Euro që e keni në bankën tonë. Ju lutem keni parasysh se çeqet janë të pagueshme vetëm në degët e Raiffeisen Bank në Kosovë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Është një shërbim automatik i pagesave për transferin e shumave të caktuara në data të caktuara ashtu siç është pajtuar klieti t'i transferojë paratë nga llogaria e tij në llogaritë e tij apo në llogari të përfituesve të tjerë të cilët janë klientë të Raiffeisen Bank.   

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.