Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Mbitërheqje

Nëse ju duhen para dhe nuk mund të prisni deri sa të merrni pagën tuaj Banka Raiffeisen ju ofron Fleksi limit (mbitërheqje) - para në llogarinë tuaj deri në shumën prej dy pagave neto në çdo kohë dhe mundësi për shfrytëzim në çdo vend.

Funksionimi i mbitërheqjes

Mbitërheqja mund të shfrytëzohet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë deri në limitin e caktuar, përmes rrjetit tonë të bankomatëve, gjatë gjithë kohës që ju e merrni pagën tuaj përmes Bankës Raiffeisen. Interesi llogaritet në baza ditore dhe ju do të paguani interes vetëm për shumën e huazuar mujore.

Procesi i aplikimit

Për të aplikuar për mbitërheqje, ju duhet:

  • Të jeni banor i Kosovës
  • Të merrni pagën përmes Bankës Raiffeisen apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi që paga juaj do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.

Kushtet e kredisë:

  • Maksimumi i mbitërheqjes është shuma e dy pagave neto
  • Kredia ka një afat prej dy vite me mundësi të ripërtrirjes

Dokumentet e nevojshme:

  • Dokumenti personal i identifikimit
  • Kontrata e punës

Kolaterali:

  • Ndalesa administrative mbi pagën (e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave)
  • Garantuesi
  • Pasuria e tundshme (e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave)

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e Bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.