Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Kreditë

Banka Raiffeisen iu ofron mikrobizneseve me qarkullim vjetor deri në 1 milion Euro shërbime dhe mbështetje financiare që iu nevojitet atyre për të qenë të suksesshme dhe për t’u zhvilluar. Kreditë dhe shërbimet tjera që i ofron banka janë të dedikuara pikërisht për nevojat e mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla. Të gjitha informacionet të cilat i pranon banka nga ana juaj do të do të trajtohen si konfidenciale.

Kredia hipotekare për mikrobiznese është kredi afatgjate investuese që mund të shfrytëzohet për blerjen, renovimin, zgjerimin apo ndërtimin e objekteve afariste.

Informacionet dhe dokumentacioni i nevojitur për të aplikuar për kredi hipotekare për biznese:

  • Çertifikata e regjistrimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, certifikata e TVSH-së, dhe forma “Informata rreth biznesit”
  • Të dhënat financiare mbi kompaninë për 12 muajt e fundit
  • Lista e inventarit të kompanisë dhe lista e pajisjeve (nëse ekziston pajisja),
  • “Kopja e planit” dhe “lista e posedimit” për kolateralin e lënë peng

Për informacione të tjera, ju lutem kontaktoni zyrtarët për kredi në degën më të afërt të Bankës Raiffeisen.

Mbitërheqja të cilën e ofron Banka Raiffeisen është linjë e kapitalit qarkullues e përcaktuar për bizneseve te vogla dhe mikro të cilat aktivitetin e tyre e zhvillojnë përmes Bankës Raiffeisen. Mbitërheqja iu mundëson bizneseve te vogla dhe mikro të menaxhojnë më mirë paratë e tyre të gatshme dhe inventarin duke iu ofruar klientëve financim afatshkurtër. Shuma e mbitërheqjes varet nga nevojat e klientit si dhe volumi i transaksioneve të procesuara përmes bankës.

Informacionet dhe dokumentacioni i nevojitur për të aplikuar për mbitërheqje:

  • Çertifikata e regjistrimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, certifikata e TVSH-së, dhe forma “Informata rreth biznesit”
  • Të dhënat financiare mbi kompaninë për 12 muajt e fundit
  • Lista e inventarit të kompanisë dhe lista e pajisjeve (nëse ekziston pajisja),
  • “Kopja e planit” dhe “lista e posedimit” për kolateralin e lënë peng (nëse aplikohet)

Për informacione të tjera, ju lutem kontaktoni zyrtarët për kredi në degën më të afërt të Bankës Raiffeisen.

Njëra nga produktet më të rëndësishme të cilat Banka Raiffeisen ua ofron bizneseve te regjistruara ne Kosovë është kredia komericale afatshkurtër dhe afatgjatë. Kredia komerciale i dedikohet bizneseve te vogla dhe mikro e të cilat janë aktive në tregti, prodhim dhe në ofrimin e shërbimeve. Kjo kredi mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme duke përfshirë këtu kapitalin punues, blerjen e pajisjeve, ose renovimin e objekteve afariste

Informacionet dhe dokumentacioni i nevojitur për të aplikuar për kredi komerciale:

  • Çertifikata e regjistrimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, certifikata e TVSH-së, dhe forma “Informata rreth biznesit”
  • Të dhënat financiare mbi kompaninë për 12 muajt e fundit
  • Lista e inventarit të kompanisë dhe lista e pajisjeve (nëse ekziston pajisja),
  • “Kopja e planit” dhe “lista e posedimit” për kolateralin e lënë peng ( nese aplikohet)

Për informacione të tjera, ju lutem kontaktoni zyrtarët për kredi në degën më të afërt të Bankës Raiffeisen.