Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Korporatat

Banka Raiffeisen në Kosovë është e fokusuar në zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve me korporata, kompani ndërkombëtare që kanë degët në Kosovë, sektorin publik, institucionet jofinanciare - duke ju ofruar atyre një gamë të gjerë të produkteve bashkëkohore bankare për të mbështetur funksionimin e tyre dhe rritjen e tyre potenciale. 

Fokusi ynë është shumë qartë i drejtuar tek klientët tanë. Ne punojmë së bashku për të arritur sukses në biznes, duke e trajtuar me kujdes dhe profesionalizëm çdo kërkesë që ne e pranojmë nga klientët tanë. Kombinimi i madhësisë, fuqisë financiare, dhe gamës së gjerë të produkteve, do të thotë se ne mund t'ju ofrojmë klientëve tanë zgjedhjen e duhur, për të gjitha llojet e bizneseve. 

Ne e dijmë se çfarë është e rëndësishme për klientët tanë dhe mund t'ju ofrojmë atyre:

  • Udhëzime përkatëse financiare të mbështetura me vendime të përgjegjshme,  të shpejta dhe proaktive.
  • Një përqendrim të qartë tek ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata dhe të suksesshme
  • Një gamë të gjerë të produkteve bankare me fleksibilitet për t'i përshtatur ato me kërkesat dhe nevojat individuale të klientëve

Ne besojmë se ne duhet të vazhdojmë të përqendrohemi tek klientët dhe të jemi fleksibil për të ofruar produkte innovative, të një standardi të lartë dhe me një çmimore të konkurueshme.