Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Raiffeisen dhuron pajisje për spitalet rajonale në vlerë prej 50,000 Euro

Gjatë këtij viti, Banka Raiffeisen ka dhuruar pajisje për repartet e gjinekologjisë të 6 Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë në vlerë prej 50 000 eurove. Para dy viteve, ndërkaq, ka dhuruar donacion në QKUK në vlerë prej 100 000 euro, gjithashtu për Klinikën e Gjinekologjisë.

Prishtinë, 6 tetor 2016 - Ministri i  Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot drejtorin ekzekutiv të Bankës Raiffeisen  në Kosovë Robert Wright, me të cilin biseduan për bashkëpunimin dhe përkrahjen që kjo bankë me donacione është duke i dhënë sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Rrahmani e falënderoi drejtorin Wright për kontributet që Banka Raiffeisen i ka dhënë për të ndihmuar institucionet shëndetësore me pajisje dhe në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Drejtori ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, Robert Wright , tha se është i lumtur që kjo bankë ka pasur mundësinë që të ndihmojë institucionet shëndetësore dhe pacientët përmes sigurimit të pajisjeve të ndryshme, të cilat ai vlerësoi se po përdoren drejt me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Në këtë aspekt, z. Wright tha se është i kënaqur edhe me bashkëpunimin me MSh-në dhe institucionet shëndetësore që donacionet të japin efektin për çka është kontribuar.

Gjatë këtij viti, Banka Raiffeisen ka dhuruar pajisje për repartet e gjinekologjisë të 6 Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë (Spitalin e Pejës; Spitalin e Gjakovës; Spitalin e Ferizajt; Spitalin e  Gjilanit;  Spitalin e Prizrenit dhe Spitalin e  Mitrovicës). Pajisjet e dhuruara janë: CTG, shtretër të lindjes dhe shtretër për foshnja. Në total donacioni kap shumën e 50 000 eurove.

Para dy viteve, ndërkaq, Banka Raiffeisen ka dhuruar donacion në QKUK në vlerë prej 100 000 euro, gjithashtu për Klinikën e Gjinekologjisë.

z. Wright e konfirmoi se përkrahja për sektorin e shëndetësisë nga ana e Bankës Raiffeisen do të vazhdojë.