Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga Migjeni, nr. 72

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Kartelat

Banka Raiffeisen ju ofron mikrobizneseve kartelën VISA dhe MasterCard, kartela këto të pranuara ndërkombëtarisht të cilat ju ofrojnë qasje në llogaritë tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë brenda dhe jashtë vendit.

Vërejtje: Në rast të humbjes/vjedhjes së kartelës suaj, ju duhet të telefononi menjëherë në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose të ofroheni në degën më të afërt të bankës Raiffeisen.

Debit Master është kartelë debiti e lidhur me llogarinë rrjedhëse që ju mundëson klientëve të kenë qasje në të hollat e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.Kjo kartelë mund të përdoret për tërheqje të parave përmes rrejtit të bankomatëve si dhe të kryeni pagesa në tërminalet e shitjeve brenda dhe jashtë vendit.

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Master kartela ju ofrohet individëve, pronarëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave të mëdha, pas përmbushjes së kërkesave të parashtruara nga banka.

Kjo kartelë ju mundëson të keni në dispozicion një limit të aprovuar nga banka, mjete këto të cilat mund t’i tërhiqni përmes rrejtit të bankomatëve, të kryeni pagesa në tërminalet e shitjeve brenda dhe jashtë vendit dhe poashtu mund të kryeni blerje përmes internetit.

Kush mund të aplikoj për Master Kartelën ?

Të drejtë të aplikimi për Master Kartelën kanë të gjithë individët që marrin rrogën përmes bankës Raiffeisen, dhe që paga e tyre arrinë nivelin minimal të përcaktuar nga banka, pronarët e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të korporatave, që kanë histori të mirë të huamarrjes me bankën.

Limitin e aprovuar nga banka klientët mund ta shfrytëzojnë pa interes deri në 45 ditë.

Gjatë grejs përiudhës nga 1 deri me 15 të muajit në vijim, klienti është i obliguar të paguaj shumën e shfrytëzuar. Pagesa e shumës së shfytëzuar në muajin paraprak duhet të bëhet në llogarinë rrjedhëse prej ku sistemi në mënyrë automatike do të barazoj llogarinë e kartelës.

Nëse shuma e shfrytëzuar nuk kthehet brenda grejs periudhës, atëherë aplikohet tarifa ndëshkuese në përputhje me listën e tarifave.

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Kartela VISA Electron është kartelë debiti që do të thotë çdo tërheqje e parave ose pagesë do të ngarkoj automatikisht llogarinë tuaj, e cila ju mundëson qasje në mjetet tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë përmes rrjetit të mbi 850.000 bankomatëve brenda dhe jashtë vendit, poashtu ju mund të bëni pagesa për mallra dhe shërbime në mbi 22 milion terminale të shitjes (POS)në mbarë botën.

Si mund të posedoni Kartelën VISA Electron?

Për t’u pajisur me kartelën VISA Electron, ju duhet të keni llogarinë rrjedhëse të hapur në bankën Raiffeisen dhe të plotësoni aplikacionin përkatës, pas të cilit mund të pranoni Visa Electronic automatikisht, nëse kjo është zgjedhja juaj. Me aprovimin tuaj kjo kartelë mund t’i jipet gjithashtu edhe personit i cili është i autorizuar në llogarinë tuaj dhe se në këtë mënyrë të gjitha transaksionet e kryera me kartelën e personit të autorizuar do të ngarkojnë llogarinë tuaj.

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.

Kartela Visa Business

Kartela Visa Business për klientët e Micro segmentit është kredit kartelë e cila përmbanë limitin e kredisë të aprovuar nga banka, dhe që mund të shfrytëzohet për blerje me këste pa interes. Me këtë kartelë ju mund të paguani mallra ose shërbime të ndryshme përmes rrjetit të terminaleve të shitjes (POS) si dhe mund të keni qasje në para të gatshme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke shfrytëzuar rrjetin e bankomatëve në Kosovë dhe kudo në botë.

Shfrytëzimi dhe kthimi i mjeteve

Ju, do të keni në dispozicion limitin e aprovuar nga banka të cilin mund ta shfrytëzoni për nevojat tuaja.

Ky limit mund të shfrytëzohet në periudha të caktuara kohore dhe në përfundim të çdo muaji banka do t’iu njoftojë për të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përkatës: obligimet e ndalura, interesin e kalkuluar, këstet, si dhe, për pagesën minimale të kërkuar (me e-mail dhe SMS, varësisht nga preferenca juaj).

Duke u bazuar në mundësitë tuaja financiare, ju mund të zgjedhni mënyrën fleksibile për të përmbushur obligimet tuaja. Ju mund ti ndani pagesat deri në 24 muaj.

Në fund të çdo muaji ju duhet të paguani së paku vlerën minimale të këstit në afat prej 15 ditësh. Pas ditës së 15-të të muajit në vazhdim, për shumën e papaguar banka do të aplikojë interesin e përcaktuar sipas tarifave të bankës.

Si mund të posedoni kartelën Visa Business

Për të aplikuar për Visa Business Card ju duhet të plotësoni aplikacionin për kredit kartelë me dokumentet e kërkuara në bazë të politikave të bankës  dhe më pas ta dorëzoni atë në cilëndo degë të bankës Raiffeisen.

Kartela shtesë e autorizuar

Me aprovimin tuaj, kartela shtesë mund t’i lëshohet edhe një e më shumë personave të autorizuar, në limitin tuaj deri në nivelin e caktuar nga ju.

Për të rritur sigurinë gjatë realizimit të transaksioneve, kartela është e pajisur me “chip” dhe gjithmonë gjatë shfrytëzimit të kartelës do t’iu kërkohet numri personal identifikues (PIN-i).

 

 

Kartela VISA Classic poashtu është kartelë debiti që do të thotë çdo tërheqje e parave ose pagesë do të ngarkoj automatikisht llogarinë tuaj, e cila ju mundëson qasje në mjetet tuaja 24 orë dhe 7 ditë në javë përmes rrjetit të mbi 850.000 bankomatëve brenda dhe jashtë vendit, poashtu ju mund të bëni pagesa për mallra dhe shërbime në mbi 22 milion terminale dhe në internet.

Si mund ta posedoni Kartelën VISA Classic?

Të drejtën për të aplikuar për kartelën VISA Classic e kanë të gjithë klientët të cilët e marrin rrogën përmes bankës Raiffeisen dhe të njëjtën kohë rroga e tyre arrin nivelin e kërkuar nga banka. Gjithashtu të drejtë aplikimi për kartelën VISA Classic kanë pronarët e ndërmarrjeve dhe kompanive që kanë histori të mirë të kthimit të kredisë me bankën tonë.

Me aprovimin tuaj kjo kartelë mund t’i jipet gjithashtu edhe personit i cili është i autorizuar në llogarinë tuaj dhe se në këtë mënyrë të gjitha transaksionet e kryera me kartelën e personit të autorizuar do të ngarkojnë llogarinë tuaj.

Për më shumë informata rreth mënyrës së përdorimit dhe tarifave të aplikueshme nga banka ju lutem kontaktoni Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222 ose vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Raiffeisen.