Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Llogaritë

Banka Raiffeisen iu ofron llogari të ndryshme klientëve të saj individualë.

Banka Raiffeisen përmes llogarisë rrjedhëse iu ofron individëve një vend të sigurt për të mbajtur paratë e tyre në këto valuta, EUR, USD, GBP, CHF*, DKK, NOK, SEC dhe CAD. Përmes llogarisë rrjedhëse ju mund t’i kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare si dhe të keni qasje në llogari 24 orë dhe 7 ditë në javë përmes kartelës për tërheqjen e mjeteve e cila ju porositet në momentin e hapjes së llogarisë.

Për hapje te llogarisë, krahas dokumentacionit standard kërkohet edhe një deshmi mbi adresen / vendbanimin (certifikata e vendbanimit, faturë komunale me adresë etj)

 

* Llogaria në valutën CHF nuk ofrohet për klientët e rinjë

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

… rrituni me ne!

Ne e dijmë se sa e rëndësishme është për ju e ardhmja e fëmijëve tuaj andaj përfitoni nga Banka Raiffeisen më të mirën për fëmijët tuaj përmes llogarisë së kursimeve për fëmijë.

Llogaria e kursimit për fëmijë ju ofron mundësinë të:

  • Kurseni në valutat EUR dhe USD
  • Fitoni norma atraktive të interesit
  • Përfitoni interes në baza mujore
  • Depozitoni dhe tërhiqni para në bankë në çdo kohë dhe pa paralajmërim
  • Kurseni rregullisht një shumë të caktuar parash përmes urdhëresës automatike pa pasur nevojë të vini në bankë

Dokumentet e nevojshme:

  • Çertifikata e lindjes së fëmijës
  • Letërnjoftimi i prindit

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Depozita Fleksibike është lloj i llogarisë rrjedhëse që ju mundëson të kurseni para dhe të fitoni interes në fondet e depozituara si dhe ju mundëson të përdorni kursimet tuaja në cdo kohë.

Me depozitën flexibile ju mund të:

  • Hapni llogarinë në EUR
  • Depozitoni kurdo që dëshironi
  • Interesi do të ju llogaritet prej ditës së depozitimit
  • Interesin e përfituar do ta pranoni në fund të çdo muaji
  • Permes urdhëresës automatike mund të kurseni në mënyrë të rregullt pa pasur nevoje te vini ne bankë

si dhe,

  • Nuk ka provizione për hapje apo mbyllje të llogarisë
  • Bilanci minimal i kërkuar për individ është 500 EUR

Për më shumë informacione,ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

Pako e llogarisë rrjedhëse ju mundëson shfrytëzimin e disa produkteve bankare të ndërlidhura me llogarinë rrjedhëse për një tarifë mujore fikse.

Çdo individ që ka një llogari rrjedhëse mund të shfrytëzojë cilëndo nga pakot e ofruara. Ky shërbim është dizajnuar në atë mënyrë që klientëve tanë t’ju mundësohet shfrytëzimi i disa produkteve në pako me çmim më të lirë, në krahasim me shfrytëzimin e tyre veçmas.

PAKO START përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Hapje e llogarisë
  • Kartelë debiti (Visa Electron, Visa Classic dhe Maestro)
  • Mirëmbajtje mujore të llogarisë rrjedhës
  • Aktivizimin e E-Banking / M-Banking
  • Mirëmbajtja e E-Banking / M-Banking
  • Lëshimin e Kredit Kartelës
  • Një gjendje të llogarisë në muaj
  • Ekstrakt mujor të Kredit kartelës
  • Shërbimi SMS Top Up
  • Lirim në tarifën e tërheqjes në ATM
  • Lirim në tarifat për pagesat e tatimeve
  • Lirim në tarifat për transfere Nacionale përmes E-Banking

 

PAKO PREMIUM përfshin shërbimet e mëposhtme:

  • Hapje e llogarisë rrjedhëse
  • Kartelë debiti (Visa Electron, Visa Classic dhe Maestro)
  • Mirëmbajtje mujore të llogarisë rrjedhëse
  • Mirëmbajtja mujore e Visa Classic
  • Dy transfere ndërbankare në muaj
  • Aktivizim të shërbimit SMS banking
  • Mirëmbajtja e SMS banking
  • Dy gjendje mujore të llogarisë
  • Aktivizim të E-Banking / M-Banking
  • Lëshim  të Kredit / Master kartelës
  • Shërbimi SMS Top Up
  • Mirëmbajtje e E-Banking / M-Bankin
  • Lirim në tarifën e tërheqjes në ATM
  • Lirim në tarifat për pagesat e tatimeve
  • Lirim në tarifat për transfere Nacionale përmes E-Banking
  • Bank ID
  • Visa konfirmim

Si dhe:

  • 50% lirim në taksën administrative për ekspres kredi

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.

…para për të ardhmen!

Banka Raiffeisen me traditë bankare mbi 140 vite është vend i sigurtë për të kursyer paratë tuaja.

Llogaria e kursimit ju ofron mundësinë të:

  • Kurseni në valutat EUR dhe USD
  • Fitoni norma atraktive të interesit
  • Depozitoni dhe tërhiqni para në bankë në çdo kohë dhe pa paralajmërim
  • Kurseni rregullisht një shumë të caktuar parash përmes urdhëresës automatike pa pasur nevojë të vini në bankë

Poashtu, ju mund të tërhiqni paratë tuaja kurdo që keni nevojë, dhe :

  • Nuk ka provizione për hapje apo mbyllje
  • Nuk ka provizione për deponim apo tërheqje
  • Nuk kërkohet ndonjë bilanc minimal

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222

Llogarinë e studentëve mund ta hapin të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës apo Universiteteve tjera private në Kosovë .

Përparësitë e kësaj llogarie janë:

  • Hapja e llogarisë pa pagesë
  • Mirëmbajtja e llogarisë pa pagesë
  • Tërheqja e parave në bankomatë pa pagesë
  • Kartelë Debiti pa pagesë

Dokumentet e nevojshme :

  • Dokumenti personal i identifikimit
  • Indeksi apo kartela identifikuese e universitetit

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni degët dhe nëndegët e bankës Raiffeisen ose telefononi Qendrën Kontaktuese në numrin 038 222 222.