Kontakto

Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C.

Zyra qendrore

Adresa

Rruga UÇK, nr. 191

10000 Prishtinë, Kosovë

 

T: +381 38 222 222

Mob: +386 49 222 222

F: +381 (0)3820 30 11 25

E: info@raiffeisen-kosovo.com

Swift Kodi : RBKOXKPR

IBAN : XK05

Financimi tregtar

Ne përpiqemi të minimizojmë rrezikun tuaj në operimet e huaja dhe të identifikojmë mundësitë sa më të mira financiare për ju. Kompanitë e orientuara në tregun e huaj kanë qenë tradicionalisht në mesin e klientëve tanë. Ne ofrojmë zgjidhje përkatëse për kompanitë e tregut të huaj. Ne jemi fuqimisht të orientuar në ofrimin e shërbimeve dhe shtimin e vazhdueshëm të produkteve tona për të mirën e klientit. Grupi RBI mbikqyr rrjetin e tij bankar në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe mbështetet në prezencën e tij të fuqishme në shumicën e qendrave financiare të rëndësishme në vendet tjera të botës.

Ne merremi me të gjitha llojet e garancioneve vendore dhe të huaja si dhe Letërkreditë dokumentare stand-by. Ne ofrojmë përkrahje profesionale nga fillimi i negociatave kontraktuese në mes jush dhe partnerit tuaj afarist deri në fazën e përfundimit të kontratës. Organizata jonë e orientuar nga klientët siguron individët për shërbime efikase si dhe këshilla.

Ne lëshojmë garancione në bazë të Rregullave Uniforme për Garancionet me Kërkesë të Parë të Odës Ndërkombëtare Ekonomike, Publikimi nr. 758 (URDG 758).

Çka qëndron prapa termit "garancion"?

Me rastin e lëshimit të garancionit bankar, banka siguron përfituesin se pala e tretë (aplikuesi për garancion) do të kryej me kohë një obligim që rezulton nga një marrëveshje kontraktuese në mes të përfituesit dhe palës së tretë (psh. pagesës, dërgimit të mallërave, shërbimeve). Nëse obligimet e kontratës nuk përmbushen, banka do të jetë përgjegjëse për pagesën e çfarëdo shume deri në shumën maksimale të aprovuar për të cilën është lëshuar garancioni. Veçoria karakteristike të garancionit është natyra e tij abstrakte, që do të thotë se është zotim i veçantë që ekziston pavarësisht nga marrëveshja kontraktuese në mes të palës që kërkon garancionin dhe përfituesit të garancionit. Garantuesi nuk lejohet të bëjë vërejtje ose kontestime duke u bazuar në kontratën e nënshkruar. Nëse përfituesi i garancionit e paraqet një kërkesë për garancionin në pajtim me afatet dhe kushtet e garancionit, banka është e obliguar të bëj pagesën e shumës së garancionit.

Ne iu ofrojmë njoftime për çdo lloj të garancionit, ndërsa lëshojmë këto lloje të garancionit:

  • Sigurimi i ofertës (garancion tenderi)
  • Garancioni i pagesës
  • Garancioni i përmbushjes së obligimeve
  • Garancioni i pagesës së avansit
  • Garancioni i doganave
  • Garancioni i cilësisë
  • Garancioni i ankesës
  • Garancioni mbi linjën kreditore

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Për kompanitë që kanë qarkullim të lartë të Produkteve financiare tregtare, Raiffeisen Bank ofron Linjën e kredisë mbi financat tregtare të planifikuar për kërkesat dhe nevojat e caktuara të secilit klient. Ky produkt iu mundëson klientëve t'i shkurtojnë dhe lehtësojnë procedurat për marrjen e dokumenteve në lidhje me ndonjërin prej Produkteve Financiare Tregtare të përmendura më lart.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Në rast të arkëtimeve dokumentare, banka arkëton vetëm pagesa nga blerësi (importuesi) me kërkesë të shitësit (eksportuesit) përkundrejt dorëzimit të dokumenteve. Me Arkëtimet dokumentare punohet në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Arkëtime Dokumentare (URC 522) të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë. Ju mund ta merrni një kopje të këtyre rregullave nga Departamenti i financave tregtare në zyrën qëndrore në Prishtinë

Ne ofrojmë këto lloje të Arkëtimeve dokumentare hyrëse (importuese) dhe dalëse (ekportuese):

1. Dokumentet kundrejt pagesës
2. Dokumentet kondrejt pranimit

D/P: dokumentet kundrejt pagesës - banka prezantuese mund t'ia dorëzoj dokumentet blerësit (importuesit) të parave vetëm kundrejt pagesës së menjëhershme.

D/A: dokumentet kundrejt pranimit - banka prezantuese mund t'ia ofroj dokumentet vetëm kundrejt pranimit të kambialit në të cilën është shënuar koha e maturimit.

Arkëtimi dokumentar nuk e eliminon rrezikun në atë masë sa edhe Letërkredia Dokumentare, por ofron më shumë siguri sesa pagesa e drejtpërdrejtë meqenëse dokumentet dorëzohen pasi të bëhet pagesa apo zotimi për të paguar brenda kohës së përcaktuar në kambial.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.

Letërkreditë dokumentare

Ne merremi me shumë produkte dokumentare dhe ofrojmë ndihmë profesionale qysh nga fillimi i negociatave tona deri në pagesën e fundit të kësteve. Meqenëse organizimi është i orientuar tek klientët tanë, ne ofrojmë shërbime individuale dhe efikase.

Letërkredia dokumentare është një instrument i shkëlqyeshëm për të eliminuar shumë rreziqe në tregun ndërkombëtar. Një letërkredi dokumentare e pakthyeshme paraqet një zotim të caktuar nga ana e bankës (që e lëshon letërkredinë dokumentare) në emër të blerësit (importuesit) se do të bëjë pagesën ndaj shitësit (eksportuesit) të mallërave apo shërbimeve në një shumë të caktuar (menjëherë, me prezentimin të dokumenteve të përcaktuara apo me pagesë të vonuar) brenda një periudhe të caktuar kohore, - e gjithë kjo të bëhet pasi të jenë përmbushur të gjitha kushtet e letërkredisë dokumentare. Zotimi shtesë për pagesë mund të mbështetet edhe nga banka e eksportuesit (Letëkredi dokumentare e konfirmuar).

Ne lëshojmë Letërkredi dokumentare në bazë të Rregullave dhe Praktikave të Përgjithshme për Letërkreditë Dokumentare (UCP 600) të Odës Ekonomike Ndërkombëtare, Paris, Francë. Ju mund ta merrni një kopje të këtyre rregullave nga Departamenti i financave tregtare në zyrën qëndrore në Prishtinë.

Letërkreditë dokumentare importuese
Ne lëshojmë disa lloje të Letërkredive dokumentare të parevokueshme në favor të partnerit tuaj afarist bazuar në udhëzimet tuaja:

  • E konfirmuar/E pakonfirmuar
  • Me pagesë të menjëhershme sapo të prezentohen dokumentet e përcaktuara/ Me pagesë të vonuar
  • E transferueshme
  • Përsëritëse
  • Standby

Letërkreditë dokumentare eksportuese
Ne ju njoftojmë për Letërkredi dokumentare të lëshuara nga ndonjë bankë tjetër në favorin tuaj me/pa shtuar konfirmimin tonë.

Transferi i letërkredisë dokumentare
Ju, si një ndërmjetës, keni mundësi të kërkoni nga ne të bëjmë transferimin e Letërkredisë dokumentare eksportuese në favour të furnitorit(ve) tuaj, psh. për ta bërë atë të mundshme në tërësi apo pjesërisht në dispozicion të një apo disa përfituesve tjerë.

Bartja e pagesës
Ju, si përfitues keni mundësi të bëni bartjen e tërësishme apo të pjesërishme të pagesës së Letërkredisë në favor të palës së tretë.

Për më shumë informacione, ju lutem kontaktoni këshilltarët tuaj bankarë ose telefononi në Departamentin e Korporatave në 038 222 222 lok. 116.